FATURA/ 4 gjyqe të humbura në arbitrazh, 180 mln euro shqiptarët do ua paguajnë kompanive të huaja

FATURA/ 4 gjyqe të humbura në arbitrazh, 180 mln euro shqiptarët do ua paguajnë kompanive të huaja

Mirëmbrëma, po fillon Plug! Teksa e ka kthyer Shqipërinë në parajsë për narkotrafikantët dhe të korruptuarit e qeverisë së tij, duke vënë për herë të parë në pikëpyetje edhe integrimin në BE, Edi Rama do të mbahet mend edhe si kryeministri që i ka shkaktuar qindra milionë euro shqiptarëve në mënyrë direkte. Deklaratt politike të Edi Ramës, shpesh janë kthyer në akte të cilat kanë konsistuar me largimin e investitorëve serioz të huaj nga vendi, ku dikujt i është hapur proces ligjor e dikush tjetër është dhunuar barbarisht. Sezonin e kaluar treguam një faturë prej 200 milionë eurosh, që Edi Rama u ka shkaktuar shqiptarëve për shkak të largimeve abuzive nga puna të mbi 20 mijë qytetarëve. E njëjta vlerë, po 200 milionë euro deri më tani dhe qindra të tjerë në vijim, është edhe ajo e gjyqeve në gjykatat e arbitrazhit që qeveria i ka humbur gjatë 4 mandateve të qeverisjes së vendit nga Edi Rama. Kryemintri apo dhe ministrat e tij, janë fajtorët kryesor për çdo gjyq të humbur në arbitrazh, kjo jo e thënë nga ne, por e dokumentuar në qindra faqe vendime gjyqesh, disa prej të cilëve Plug do ti publikojë sonte.

Pak ditë më parë një gjykatë amerikane në Uashington ka vendosur se kompania Omni Bridgeëay ka të drejtë të konfiskojë asetet e qeverisë shqiptare pasi ka fituar një gjyq arbitrazhi me vlerë 13 milionë dollarë.

Vendimi i Gjykatës në Uashington, është publikuar nga media amerikane, të cilat shkrujanë se kompania Omni Bridgeëay, do të konfiskojë pasuri dhe asete të qeverisë shqiptare, për të zbatuar vendimin e arbitrazhit që tani vlen rreth 13 milionë dollarë.

Konfiskimi do të bëhet për llogari të kompanisë GBC Oil Co Ltd. Kjo shoqëri fitoi ndaj Shqipërisë një gjyq në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit në vitin 2020. Gjyqi i fituar nga GBC Oil lidhej me vendimin e QEverisë Shqiptare për zgjidhjen e njëanëshme të kontratës koncesionare për fushat e naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë.

Në vitin 2017, Albpetrol vendosi të rinacionalizonte fushat e naftës, të cilat tani ishin nën pronësinë e GBC Oil, duke argumentuar se kompania nuk i kishte përmbushur detyrimet e saj sipas marrëveshjes së koncesionit dhe kishte miliona dollarë borxhe të papaguara ndaj shtetit.

Pas shtetëzimit, GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zyrih, duke kërkuar 110 milionë dollarë kompensim nga qeveria shqiptare.

Në korrik 2020, Gjykata hodhi poshtë shumicën e pretendimeve të GBC Oil, por i dha Shqipërisë një gjobë prej 12.7 milionë dollarësh, të cilën qeveria duhej t’ia paguante GBC Oil si kompensim për të kompensuar rritjen e taksave pas marrëveshjes së koncesionit.

Fillimisht qeveria e raportoi çështjen si të fituar, por lajmi për gjobën u zbulua 4 vjet më parë kur GBC Oil kontraktoi kompaninë australiane Omni Bridgeay për procedurat e zbatimit.

Ky vendim, riktheu edhe njëherë në vëmendje faturën e kripur të gjyqeve të arbitrazhit që Shqipëria I ka humbur përballë kompanive të huaja. Kjo faturë është pasqyruar në një rapoort të Kontrollit të Lartë të Shtetit, I cili u bë publik vetëm pak ditë më parë.

Në lidhje me vendimet e arbitrazhit të fituara nga Shqipëria, rezulton se janë 7 vendime, nga të cilat 4 vendime janë të fituara gjatë vitit 2024. Sipas këtyre vendimeve, Republika e Shqipërisë duhet të rimbursohet për kosto të tribunalit dhe shpenzime të përfaqësimit në vlerën 8,971,593 Euro, 1,565,791 USD dhe 108,551 GBP ose e thënë në një monedhë të vetme pra në total 17,295,282 euro të shpenzuara nga buxhetit i shtetit, të ndarë këto ndërmjet institucioneve të ndryshme.

Që Shqipëria të arkëtojë këto 17 mln euro, duhet së pari që vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit të njihen edhe nga gjykata e apelit në vend. Deri më tani, nga 7 vendime të arbitrazhit, janë njohur vetëm dy prej tyre nga gjykata e apelit.

Por pavarësisht njohjes, paratë ende nuk janë disbursuar. Mos rimbursimi i vlerave të vendosura nga Vendimet e Gjykatave të Arbitrazhit në favor të RSH-së, në buxhetin e shtetit, në dy çështjet të cilat janë njohur edhe nga Gjykata e Apelit, konsiderohen të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit në vlerën totale 10,091,648.7 euro dhe 325,000 USD.

Në lidhje me çështjet në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar dhe vendimet e tyre ku shteti shqiptar është pala humbëse, deri në dhjetor 2024, rezultojnë 4 çështje, me efekte financiar në një vlerë totale 180,125,882 euro, nga të cilat kosto të tribunalit dhe përfaqësimit janë 11,580,103.86 euro2 , vlerë e cila gjithashtu do të paguhet nga qeveria shqiptare.

Deri më tani, nga Gjykata Shqiptare është njohur pikërisht vendimi që përmendëm në nisje të emisionit.

konkretisht: Çështja me palë paditëse GBC, iniciuar prej 2017. Pala e Paditur (MIE&AKBN, Alb Petrol.) MIE dhe AKBN detyrohen t’i paguajnë paditësit vlerën 12,577,852.1 USD: si dëmshpërblim monetar për shkelje të detyrimeve të Licencës së Marrëveshjes së Cakranit, Gorishtit dhe Ballshit. MIE dhe AKBN detyrohen t’i paguajnë paditësit 292,760 USD dhe 14,451.68 Euro, me interes me normë 5% e cila llogaritet nga data e Vendimit deri në kryerjen e plotë të pagesës. Prej datës së njohjes deri në periudhën e auditimit (prill 2025) nuk është marrë asnjë masë nga MIE&AKBN, për njohjen e këtij detyrimi dhe planifikimin në buxhetin përkatës për shlyerjen e tij duke e vendosur shtetin shqiptar para një risku tjetër në dëm të buxhetit të shtetit atë të interesave për 4 vite, të cilat të përllogaritura nga grupi i auditimit prej datës së vendimit 06.07.2020 deri në 31.12.2024, vlera e pritshme e interesave është: 65,871 $ dhe 2,890.4 euro ose e shprehur në një monedhë të vetme 60,776 euro, vlerë që përbën efekt negativ në buxhetin e shtetit.

Në lidhje me çështjet në proces apo të ndërprera, në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, 4 (katër) çështje janë të përfunduara, 2 (dy) janë çështje të pezulluara pra pa zhvillime nga ana e palës paditëse, dhe 2 (dy) janë në proces. Efekti negativ financiar i shpenzimeve gjyqësore, paguar nga buxhetit i shtetit si palë e paditur për këto çështje (të pezulluara, të përfunduara dhe në proces), është 1,949,063 euro.

Share it :