Fatos Lubonja fut në sherr gratë shkrimtare dhe artiste/ Flutura Açka reagon kundër Aurela Gaçes

flutura-ackaPas një opinioni të Fatos Lubonjës për qëndrimin e tij ndaj këngëtares së diktaturës, Vaçe Zela, shprehur pas vdekjes, ka reaguar mënjëherë, përmes një letre publike, këngëtarja Aurela Gaçe. Por dhe qëndrimi i kësaj të fundit në rrjetin social të “Facebook” ka shkaktuar sërish debat, duke u shkëputur një fragment i saj. E botojmë të plotë forumin në faqen sociale të shkrimtares Flutura Açka.

 

***

 

Flutura Açka

Ç’është kjo barbari?! Vetëm pse një njeri i lirë, si Fatos Lubonja, tha një mendim të tijin, pa dashur t’i imponohej askujt, duhet të etiketohet kështu? Dhe këto fjalë vijnë prej një gruaje, Aurela Gaçes, të cilën shpesh e dëgjoj me ëndje. Ajo ka të drejtë të thotë mendimin e saj, por jo të shpallë herezira të tilla të frikshme. Pa mendoni një çast sikur të ketë pak pushtet në dorë kjo vajzë!

“Madje sa më shumë sjell në mend fytyrën tënde e sytë e tu të çakërryer nga inati që ke me botën, aq më shumë kuptoj se ti do të kishe qenë shumë i lumtur nëse do të ishe një nga oficerët e lartë të ushtrisë së Hitlerit. Të imagjinoj se me sa vullnet e përkushtim do t’i fusje nëpër furra njerëzit e pafajshëm, e ja, me imagjinatën e artistit po të shoh që sytë e tu marrin jetë, ti mbushesh me lumturi… sa më shumë shfaros racën e “keqe” njerëzore, aq më shumë ndjen se triumfon. Merre një herë foton e Hitlerit e vendose pranë vetes, dil në pasqyrë dhe mundohu të gjesh ndryshimet. Merr edhe foton e Vaçes e të kujtdo artisti e bëj të njëjtën analizë… shiko, brenda syve të artistëve ka shumë, po shumë dashuri (ndjenjë që ti nuk e njeh) …. merr e shiko sytë e tu… janë të mbushur me urrejtje e ftohtësi…” (nga letra e hapur e këngëtares Aurela Gaçe kundër Fatos Lubonjës

 

***

 

Remo Kociu Ky eshte konceptimi gabim i lirise, e dashur Flutura . Jam plotesisht dakort me Aurelen dhe aspak dakort me ty e me kedo qe e merr ne mbrojtje ne emer gjoja te lirise. Liria ka edhe nje permbajtje morale. Po e kuptove shprehejn e fundit do te arrish te kuptosh e ti vesh fre vetes.(retorike)

 

Flutura Açka Po ta lexosh me kujdes shkrimin e Fatosit, ai nuk fyu njeri. Tha mendimin e tij, me një pjesë të së cilës e miratoj, sikurse edhe një pjesë të mirë të letrës së Aurelës. Ne jemi rritur me Vaçen, por duam s’duam, jemi rritur në kohëra propagande. Unë nuk jam dakord me atë pje”se të letrës ku hidhen thirrje të tilla të rënda për një shoqëri demokratike. Të lutem, kuptoje sensin e vërejtjes sime, Remo Kociu.

 

Arjol Lluka Haha… Po këngëtare është, nuk është ndonjë mendimtare. Pastaj këngëtarët nuk shquhen për ndonjë mendje filozofike dhe thellësi mendimi.

 

Remo Kociu Atehere nuk ke kuptuar ose nuk do te kuptosh se liria brenda saj ka edhe moralin.

 

Ylli Paja Flutura respekte per ty.Por Fatos Lubonja eshte per te ardhur gjynah.Nuk me turp per nje burre kur perdhos figuren e nje gruaje te madhe artiste sic ishte Vace Zela.Lubonja a e ka ditur qe nje kitare ne burg ka qene e Vace Zeles.Por ky njeri eshte kunder te gjithve duke filluar nga figura e Gjergj Kastrotit,Nene Terezes ai ka arritur tju thote ne studio perfaqesusve politke nga Maqedonia ju nuk dini te silleni me sllavet se dhe ata jane te diskriminuar nga ju shqiptaret.Fatosi ka mebetur fatos nuk nuk u be dot pioner…

 

Flutura Açka Nuk kuptohemi i dashur Remo, e lëmë më mirë. Unë ashtu mendoj, dhe nuk të imponohem

 

Remo Kociu nuk do te kuptosh.

 

Flutura Açka Ai është polemist, Ylli Paja, ka të drejtën e tij të mendojë si të dojë, dhe po aq të drejtën të mbrohet me argumentat e tij. Mund të kishte zgjedhur rrugën të bëhej burrë i mirë në sytë tanë (gjë qe vdesim ne!), siç bëjnë shumë kolegë të tij bythecër të politikës. Këtë pjesë, atë të integritetit që besoj se ai ka, unë ia çmoj shumë. Ne kemi nevojë për zogj të lirë, edhe kur ata ndonjëherë ngatërrojnë rrugën. Edhe unë ju lutem të mos i ngatërroni gjërat, dhe të fyeni në statuset e mia. Me lutje!

 

Edon Qesari Nuk besoj se Lubonja do të preket shumë nga fjalët me pompozitet dhe piper. Ai që është mësuar si përdorues i tyre, herët a vonë duhet të mësohet edhe t’i pësojë. Ka shkaktuar një nivel të tillë debati në shumë raste pararendëse dhe tani bën mirë të mësojë një shprehje të vjetër italiane që thotë “Chi di spada ferisce, di spada perisce” (Kush plagos me shpatë, po me shpatë do të gjejë fundin).

 

Remo Kociu E vure kufirin apo jo, e shikon liria? Eshte si puna e shkopit ne doren e Maliqit. Edhe ne ndihemi te fyer dhe mjaft keq nga nje krimb dhe per ty kjo eshte mendje e lire, nderkohe kur ne shprehim lirine sipas jush, te xhveshur nga morali, fap, tregohet kufiri.

 

Flutura Açka Prapë u ngatërrove Remo Kociu, unë nuk dua të përdorni stausin tim për fyerje. Fyeni në statuset tuaja, shkruani atje çfarë të doni, por jo kredite këtu, këtë thashë.

 

Flutura Açka Dhe për shpjegim: Jo se nuk jam dakord me letrën e Aurelës, por fragmente të saj janë antihumane. Kaq.

 

Ylli Paja Edhe komunzmi ka nje ngjashmeri Flutura me Lobonjen se ate kohe thuhej internacionale do te jete bote e re, dhe e pame ku na coj me boten e re komunizmi.Aman Lubonja duke folur per sex ne opione Lubonja per buqesin rrohte Enver Lubonja…

 

Roland Beqiraj te lumte Flutura. Respekte. Nuk dua te merrem as me Fatosin dhe me askend tjeter se shpreh nje mendim. Ne te gjithe e dime se Vace si shume artiste te tjere kane bere nje kompromis me veten e tyre qe talkentin ta vendosin ne sherbim te propagandes. Zgjidhje e tyre dhe une nuk them asnje fjale me tej pasi kete e bene edhe shkrimtare edhe piktore edhe artiste te tjere. Por thjesht se thua nje mendim per nje figure dhe te te quajne te cmendur apo ku di une me cfare etiketash te tjera , kjo eshte nje cmenduri me e madhe qe ne kete vend nuk ia vlen te luftosh per asgje tjeter. Nejse, ti ke respektin me te madh qe je nder zerat e rrale ne mbrojtje te lirise dhe mendimit te lire. Po e mbyll me nje thenie te VOLTERIT ” UNE NUK MENDOJ SI JU, POR EDHE JETEN DO E JEPJA QE JU TA THONI ATE QE MENDONI”

 

Adem Gashi E çmuara, Flutura! Në të dy rrethanat ti u more me “pjesë” dhe jo “të tëra” të letrave. Ndryshimi mes të dyve, megjithatë, është substancial: Lubonja përgojon të vdekurit (aq më keq me përmbajtjet e teksteve autore e të cilave nuk ishte Vaçja!), ndërkaq Aurela me të gjallët (të cilët edhe mund të mbrohen)!

 

Elona Baçi Me thene te drejten, shkrimi i Lubonjes kishte nje pjese te se vertetes, ate e propagandes nepermjet artit, qe perdori nje kengetare te madhe si Vacja; ashtu si dhe shkrimi i Aureles per pjesen tjeter te kengeve, cka tregon vlerat e verteta te saj si kengetare. Por kur lexova sot shkrimin e Aureles, do te doja me mire te mos e kisha lexuar, kisha nje ndenje shume te keqe per menyren sesi shprehej per mesazhet qe percolli…

 

Flutura Açka Me sa shoh, i dashur Adem Gashi, edhe pas 23 vjet demokraci nuk paskemni shpëtuar nga sindromi i turmës ne shqiptarët. Lubonja polemizon shumë me të gjallë, ti e di, dhe është ndër të paktët. Ai është më i keqkuptuari, sepse, druaj miku im, se është i vetmi. Dhe unë e çmoj për këtë.

 

Adem Gashi E kam të njohur shumë mirë edhe atë anë të Lubonjes, Flutura, dhe nuk I kursej konsideratat, por këtu në komentin tim ma thotë mendja se isha skajshmërisht I saktë dhe korrekt.

 

Flutura Açka Sigurisht, unë i njoh të dy, ndaj edhe guxoj t’i gjykoj. Me sa e njoh Aurelën, ajo është artiste… dhe disa fjalë nuk janë të saj, do të thotë të shpirtit të saj. Më ngushëllon ideja se është dikush tjetër pas, dikush që nuk do zëra të lirë, por kor “amin-politikë”!

 

Adem Gashi Tani, kjo pjesë I përket prapaskenës dhe mistifikimit, aty ku unë as kam as dua hise.

 

Anton Kolaj Te dy jane gabim, si Aurela ashtu edhe Lubonja! Lubonja ndoshta me shume, sepse edhe sikur te jene te verteta ata qe shkruan Lubonja, nuk eshte e denje te flasesh dhe te gjykosh, per dikend qe ka nderruar jete! Ndersa kjo Aurela thjesht flutoron si gomari!!

 

Elena Kocaqi Shume reagim i ashper ndaj nje gazetari per mua i papranushem. secili ka te drejt te thote ate qe mendon se jemi ne liri mendimi dhe Lubonja nuk kishte then ndonje gej kaq te madhe qe te ofendohej kaq shume. mua me duket se ne ket rast kjo goca nuk eshte mire pasi ska len fjale pa then me vend dhe pa vend. Madje perdorimi i kesaj gjuhe kaq vulgare shoh qe pelqehet ne rrjet me barvo te medha. sa pak mendje te arsyeshme dhe sa pak kulture ka ne kete vend ndaj edhe jemi ku jemi. Lubonja kishte then qe ajo i ka kenduar sistemit asgje e re nuk eshte. Po i ka kenduar por ajo qe e ben te vecant Vacen ishte se kendonte bukur pavarsisht nese i ka kenduar sitemit dashurise apo rinise.

 

Fatmir Brajshori-Tushi Secili ka të drejt të shprehet lirshëm por para se gjithash arsyeshëm,,,Lubonja nuk është hera e parë që shppreht në këtë mënyrë të ççmendur,,, Një fjalë e urtë thotë; ” Njerëzve të njejtë u jepet rasti me mijëra herë për të dështuar( si Lubonjës) dhe unë dua të kem një rast të veetëm për të dështuar për t’paren herë”,,,

 

Genti Lokaj F. Lubonja, ka shume te drejte. Eshte shkrimi me i mire, me origjinali, me i arsyeshmi nga gjithe ajo turme patetike, e krahasueshme me reaksionet me rastine e vdekjes se xhaxhit.

 

Jozefina Traboini Une lirine e kam patur qe ne emrion te gjysherve te mi, dhe per kete jemi denuar nga ai rregjim i palire qe dhunoi gjithe kombin por e deshen dhe i kenduan me dhune ,Nuk po flas per fajtorin ,po shjegoj sa te pa lire nder vargoj kemi qene atehere kur shume pak ishte i lire ose kerkonte liri , ikje per rrush qeni , Kjo Gaçja e ka te lehte, pranaj qirret e qurret si zagare neper skene pa pike femiliteti Ta kishte provuar kjo te kendonte ne kohen eXhaxhit keshtu siq ben kjo.. Apo e mori lirine ne Amerike kjo se ketu nuk luftoi neper burgje per ta filtuar luftuan te tjere per te kenduar dhe qene e lire sot edhe ne FB ketu, pasi deri dje ishim me bishtuke, Lubonja eshte kontradiktor se ndejhet i lire, se dhe ai e ka pase ate liri ne femijeri dhe u mesua keq me te nga i ati, pastaj e kundershoi dhe u fut e biruce ,, e kupton se ishte zor te lihet kush ne liri ndesa Vaqja ishte nje kengetare e madhe, Ze qiellor fati e deshte qe ajo te kendonte dhe per rregjimin por ,, nuk ka vuajti , mos beni polemika mbi fajtorin se ishjte vet ky popull qe e duroi per 50 vite roberine e lirise se te ishte bashkuar qe ne ate kohe me ata qe e vuajten lirine ngahere dhe Vaqja drite paste, do te ishte qirre e bertitur e lire siq qirret kjo tjetra qe nuk eshte kengetare por nje kentaruce….qe kendon per te fituar. Vaqja kendoi per tu lavderuar dhe e meritonte…

 

 

Xhevat Limani Mos i dil zot te ligut, Flutura…se i semuri Lubonja nuk ka debatuar ende me intelktual shqiptare. Ai jep e merr me regrutet e tij dhe te gjithe keta kane nje prapavije te qarte-degradimin e di njitetit shqiptar. jane shpirtra te huaj mercenaresh

 

Flutura Açka I dashur Xhevat, ti e di se te cmoj, por kjo eshte e tepruar. Ne duhet ta cmojme Lubonjen, se na tregon ndonjehere ku e kemi te keqen, qe shpesh e harrojme… nuk besoj se I fshihet ndonje debati intelektual. Kemi nevoje te jemi me realiste, dhe ca Lubonja na duhen.

 

Xhevat Limani Ruana o Zot! Flutura e nderuar! Mundohu dhe tento ta kuptoshe seniologjine dhe gjeografine e Atdheut, se Shqiperi nuk eshte vec kjo e konferencave, por edhe territoret e okupuara nga ata te cilet adhurohen nga Lubonja. I kam percjelle nje numer te madh debatesh dhe e di mire cfare gjykoj.Internacionalizmi i teperuar shpie drejt humbjes se idntitetit.

 

Xhevat Limani Lubonja eshte apologjet i Institucionit Antishqiptar.

 

Flutura Açka Nese eshte keshtu z. Azemi botoni dokumente dhe jepni argumente, te mos flasim ne tym vetem sepse dikush nuk mendon sipas shijes sone.

 

Xhevat Limani Njeriu i sheh, I dëgjon dhe I kupton faktet nëse ka sy, vesh dhe tru. S’eshtë e thënë t’i ndjejë për zemër nëse shpirtin e ka shitur tek Djalli

 

Hans-Joachim Lanksch Fatos Lubonja korr urrejtje, shpifje dhe fyerje (si më parë i ndjeri Ardian Klosi) meqë shtresat e gjëra të bashkatdhetarëve të tij nuk janë mësuar me të menduarit të mëvetshëm e të lirë nga mainstream-i (mendimi “ndryshe”) dhe as nuk janë të mësuar me fjalët kritike që denoncohen si “sulm”, “fyerje”, “lëndim”, “antishqiptare” etj. – mostolerancë kjo që është një trashëgim i rëndë nga gjysmëshekulli diktaturë e monizëm.

 

Ukë Buçpapaj I lumtë AURELËS: “Ky frymëmarrësi nuk ka nga t’ia mbajë: Si ati, dhe i biri, fara tokës do t’i ngjajë …”

 

Flutura Açka Ej çuna, kisha pritur një gjykim më me pak emocion prej jush!

 

 

Abdullah Zeneli Flutura, të kam mikeshë, ama Aurela ka plotësisht të drejtë! Ka bërë hapin e duhur…

 

Flutura Açka Abdullah, miku im, edhe ti je një njeri i lirë, dhe nuk ta pranoj këtë logjikë. Aurela bën shumë mirë që flet, por jo të cilësojë Hitler! Po duket sikur jemi në çmendinë! Këtë kemi kërkuar deri tani, të flasim të lirë, për çdo debat sado lëndues që të jetë ka argumenta. Si mund të linçohen njerëzit ashtu, miku im?!

 

Abdullah Zeneli Flutura, unë nuk jam i lirë, përderisa ka mohues të tillë të pacipë. Ljuba Hitleri ma vrau dashurinë që na mëkonte Vaçja, për Shqipërinë, edhe pse neve këtej na ndalohej! Mbrojeni sa të doni…

 

Ilir Seci Mendoj se ka nje problem te madh kur ka reagim kolektiv ndaj deklarates se nje individi qe shkon kunder bindjeve massive,(shpeshhere Iluzione me shume sesa bindje)…Sulme dhe perbetime te tilla thjesht te lene ate shijen e hidhur te kohes se demaskimeve para Frontit kur masa popullore,LAGJIA te bente gjemen e te niste per Saver!Demaskime kolektive per politiken e brendshme e te jashtme te tipit:

“Kolektivi punonjesit i kooperatives se tipit te larte Lapardha denon sulmin Britanik ndaj ishujve Malvine dhe eshte kunder cenimit te integritetit territorial te Argjentines!”…

Nje menyre e tille reagimi edhe njehere deshmon qe komunizmi nuk ishte rastesi ne trojet shqiptare!Sistemet totalitare e shfrytezojne ne maksimum kete lloj identifikikimi masiv,e kthejne ne instrument mendesine e tille kolektive…

Ka qelluar te jem ne Londer ne vitin 2000 kur behej gjyqi ndaj David Irving historianit konstraversial anglez qe mohonte Hololaustin.Ato dite ne shtypin anglez nuk pashe te publikoje kush ndonje “Leter te Hapur”,asnje nga personalitetet e shumta angleze nuk e beri ate,asnje furi kolektive,asnje perbetim?!Shtypi britanik botonte artikuj plot argumente kundershtuese ndaj tezave te David Irving dhe fjalen e fundit kuptohet e tha gjykata te ciles i ishte drejtuar vete David Irving,i cili ne fund humbi!

Nuk jam dakord me shume nga ato qe thote Fatos Lubonja,as nuk kam ndermend ta mbroj ate!Thjesht me shqeteson mungesa e theksuar e tolerances ndaj mendimit te tjetrit!Pse mendon ndryshe duhet lincuar?!Nese ka shpifur ose shtremberuar te verteten ata qe ndjehen te lenduar le ti drejtohen Gjykates,ka Kushtetute,ka ligje te caktuara per vepra penale te asaj natyre!Nese duan ta kundershtojne le te kerkojne pjesmarrje ne debatet e Fatos Lubonjes e aty perballe le t’ia thone.E tekembramja nese prape nuk jane te kenaqur mund ta bojkotojne stacionin televiziv qe ka te ftuar Fatos Lubonjen!

Eshte shume shqetesuese doza e mllefit,merise dhe tensioneve qe percojne keto letra te hapura recidivizma te nje kohe qe kujtuam se e lame pas…

 

 

Flutura Açka Këto po përpiqem të them, Ilir Seci, prej oresh, por ndoshta na duhet edhe ca kohë ta pranojmë tjetrin “ndryshe”

 

Abdullah Zeneli Vrasja e artit nga njëri dhe mbrojtja e tij nga tjetra nuk janë mllef. As linçim. Thjesht, një reagim dinjitoz! Një Aurelë çfare duhet dashur dhe respektuar. Letrat do të shkruhen sa do të dijë të shkruajë njeriu… Të ta thotë njeriu sinqerisht të këqyresh herë pas here në pasqyrë, të bën mirë!

 

Flutura Açka Abdullah, nuk jam kundër Aurelës, por ca fragmenteve të letrës së saj që më sollën në mend diktaturën. Sikur të ishte ajo kohë, Fatos Lubonja do të kthehej sot në burg, e kupton sa sëmurë jemi si shoqëri? Ndërsa për dashurinë ndaj Shqipërisë, nuk besoj se ka qenë Vaçja që ta mëkoi, ti e ka patur atë edhe pa Vaçen, sikurse të gjithë ne. Besoj…

 

Abdullah Zeneli Jooo, mikeshë! Ljuba e ktheu pas vdekjes në burg Vaçen! Bëjini ison sa të doni njeriut që nuk shikon dot veten në pasqyrë. Nëse ju s’e dini kush është përballë pasqyrës, e di ay vetë… Ne të përtejmëve Vaçja na mëkonte me atë jehonën hyjnore të “këngë jehooo!” Jehet e saj janë dashuri divine për atdheun! Suksese në punën tuaj, Flutura mikesha, dhe, jua themn troç, s’keni nevojë të merreni edhe aq me avokatura koti. Ta thotë këtë një mik i sinqertë.

 

Armir Shkurti E nderuar Flutura, unë sapo e quajta “fondamentalizëm artistik”. Të mos pëlqeke (pale mos dashke) të ndjerën Vaçe , qenkësh një herezi nga më të kobshmet!!!! E dinë këta që për lirinë e të menduarit dhe të shprehjes ne vumë gjakun peng? Madje vet Lubonjat (babai dhe biri) e paguan me burg? E keqja, e nderuar mike, vjen se shumë prej nesh nuk dinë të lexojnë. Madje as nuk marrin mundimin të lexojnë, por thjesht kalojnë sytë mbi tekst dhe e rithurin në mendje nisur nga ca fjalë që kapin aty – këtu.

 

Share it :