Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar mbylljen e çështjes penale ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lartë me tre mbiemra, Irena Gjoka Maneku Shpata, e cila është dënuar dhe dëbuar nga drejtësia greke. Vendimi i SPAK-ut vjen pavarësisht se dënimi i gjyqtares nuk është deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, sipas dokumenteve zyrtare.
Në një reagim në rrjetet sociale, avokatja dhe kallezuesja në këtë çështje, Adriana Kalaja, ka kritikuar vendimin e SPAK-ut, duke theksuar se ky rast shënon një goditje ndaj ligjit të dekriminalizimit, procesit të vettingut dhe Kushtetutës.
Ajo paralajmëroi një deklaratë ditën e nesërme përpara SPAK-ut dhe u shpreh se provat e korrupsionit nuk do të humbasin, pavarësisht përpjekjeve për t’i fshehur.
Historia do t’i kujtojë me turp banditët e veshur me togë magjistrati,” shkruan Kalaja, duke theksuar se ky vendim ekspozon degradoimin e moralit dhe fytyrës së institucioneve të drejtësisë.
Postimi i Kalas:
Sot ra ligji i dekriminalizimit.
Sot ra ligji i vettingut.
Sot ra Kushtetuta.
Sot ra përfundimisht Shteti Ligjor i së Drejtës.
Historia do i kujtojë me turp banditët e veshur me togë magjistrati.
Kështjella prej rërë e “Reformës në Drejtësi” ra dhe i zuri brenda.
Çfarë do që të bëjnë, sa do të duken të paprekshëm, të sigurtë dhe arrogantë në shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit, nuk mund të pastrojnë fytyrën e bërë pis dhe moralin e degraduar.
Gjithsesi,
Unë nuk ndalem.
Më ndiqni nesër në orën 11.00 në një deklaratë para SPAK.
Shumë surpriza………
PS: Mund të fshihni pasuritë, provat apo videot e korrupsionit apo er*tike, pooooooooor ato ndodhen diku.
Ato ndodhen diku dhe një ditë, do diskretitoheni më shumë se ç’jeni deri më sot.





