Europa na mbylli derën’ – Spahia: S’mund të pranojë Republikën e Tenderave korruptivë të ulet në tryezë

Europa na mbylli derën’ – Spahia: S’mund të pranojë Republikën e Tenderave korruptivë të ulet në tryezë

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me faktin se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur një fazë frenimi, që i dedikohet votimit të datës 12 mars në parlament, kur Edi Rama me 82 vota socialistësh rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Për këtë veprim ishin paralajmëruar pasojat nga zëra të fuqishëm të BE dhe nga disa ambasada perëndimore në Tiranë.

Në reagimin e tij, deputeti thekson se Parlamenti është kthyer në një “mburojë” për individë të përfshirë në korrupsion, ndërsa votat e blera dhe mandatet, sipas tij, përdoren për të shmangur drejtësinë.

Reagimi i deputetit Bardh Spahia:

EUROPA NA MBYLLI DERËN: 9 VENDE TË BE-SË KËRKOJNË NGRIRJEN E NEGOCIATAVE!

​Nëntë shtete të BE-së kanë kërkuar zyrtarisht ngrirjen e negociatave me Shqipërinë, sepse Europa nuk mund të pranojë një Republikë të Tenderave korruptivë të ulet në tryezën e negociatave.

​Edi Rama ka kthyer Parlamentin në një parajsë të sigurtë për hajdutë ku ministrat e kapur në vjedhje mbrohen me imunitet dhe mandate krimi.

Mandatet e krimit dhe votat e blera po përdoren si mburojë për të mos dhënë llogari për milionat e vjedhura.

Ndërsa ata vjedhin dhe fshihen pas imunitetit, shqiptarëve u vritet shpresa duke mbetur edhe jashtë Europës.

Një kryeministër që sakrifikon të ardhmen e një kombi për të shpëtuar lëkurën e vet dhe të bashkëpunëtorëve të tij meriton koshin e plehrave në historinë e kombit.

Share it :