Federata është shprehur se në Beograd nuk do të ketë tifozë shqiptarë dhe në të njëjtën mënyrë do të veprohet edhe me tifozët serbë në Elbasan Arena
Lajme të këqija për tifozët shqiptarë. Kjo pasi njoftimi i ardhur nga FSHF e ka bërë zyrtare që në Marakana nuk do të ketë tifozë kuqezinj. Një lajm i cili ka javë që përflitet dhe bëri shumë zhurmë. Të dyja federata duket se nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët dhe për këtë kanë dalë dhe sanksionet e reja që janë në dëm të mbështetësve të kombëtares. Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka njoftuar opinionin publik se nuk mund të bëhet më asgjë për të siguruar akomodimin e mbështetësve të kombëtares në stadiumin e Beogradit.”Kombëtarja shqiptare e futbollit do të udhëtojë për në Serbi pa tifozët e saj. Në bazë të rekomandimeve të ardhura nga UEFA, në një letër të mbërritur të shtunën në FSHF, është vendosur që për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd të udhetohet pa tifozë. Në të njëjtën mënyrë, do të veprojë edhe Federata Serbe, me tifozët e saj në Elbasan të cilët gjithashtu s’do të jenë të pranishëm” shkruhej në njoftimin e qeverisë së futbollit shqiptar.Një vendim i cili pritej. Kjo pasi kërkesa e zyrtarve serbë për të mos pranuar tifozë nga Kosova apo diaspora ishte absurde dhe binte ndesh me qëllimin që përfaqson kombëtarja jonë. Ky kusht nuk u pranua nga pala shqiptare, e për rrjedhojë, duke marrë në konsideratë edhe rekomandimet e UEFA-s, u vendos që mos të ketë tifozë miq në të dyja përplasjet me Serbinë. Ndërkohë që pas këtij vendimi, që ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Shqipërisë më 14 tetor të zhvillohet pa prezencën e tifozëve, Komisari për siguri i Federatës Serbe të Futbollit Milivoj Mirkov, i bëri kërcënimet e para. Sipas tij, secili person në stadium me simbole të Shqipërisë, do të arrestohet. Për këtë thotë se thirret në “Ligjin për ndalimin e dhunës në sport”. “Tashmë na mbetet që tifozët tanë të jenë korrekt e të mos bëjnë provokime që mund të na kushtojnë. T’i tregojmë botës unitet, kulturë të tifozerisë”, thotë ai. “Nuk do të ketë shanse në stadium të jenë ish pjesëtarë të UÇK-së, edhe pse duke na provokuar mediat shqiptare janë përhapur dhe lajme të tilla”. Një deklaratë që vjen në një formë paralajmërimi për ndonjë kuqezi që mund të jetë në stadium dhe që do të jetë në mbështetje të Shqipërisë. Nga krahu tjetër ka folur edhe tekniku i skuadrës Serbe. Ai është shprehur se do të duhet shumë mbështetja e tifozëve pasi kjo do të ndihmojë skuadrën e tij që të zhvillojë një lojë të mirë. Tekniku tulipan që drejton Serbinë, duke folur për mediat serbe, ka ftuar tifozët serbë të jenë në numër sa më të madh për takimin e së martës. “Për ne, të martën është e rëndësishme të vijnë sa më shumë tifozë në stadium dhe ta mbështesin në ballafaqimin kundër Shqipërisë. Gjithçka duhet të jetë korrekte nga ana e tyre”, ka deklaruar holandezi.
Dështon kalimi i Valdes te Liverpul
Kalimi i Viktor Valdesit te Liverpuli duket se ka rezultuar një mision i dështuar, sipas raportimeve të Sunday People. Ish-portieri i Barcelonës ishte pranë transferimit në Anfield pas arritjes së një marrëveshjeje paraprake me klubin anglez. Mirëpo, kalimi i tij te Redsat është vënë në rrezik, pasi Brendan Rodxhers ka dashur që fillimisht ta provojë spanjollin në stërvitje. 32-vjeçari nuk po luan qe një kohë të gjatë pas lëndimit të ligamentit të gjurit, dhe menaxheri i Liverpulit ka dashur ta testojë në stërvitje para se të nënshkruajë kontratë me të. Sipas raportimit Valdes e ka refuzuar diçka të tillë dhe kjo do të thotë që transferimi i katalanasit në drejtim të angelzve është larg akordit.
Ozil planifikon largimin, gati Bajern Mynih
Mesut Ozil mendohet se dëshiron t’i japë fund qëndrimit te Arsenali që në afatin kalimtar të janarit. Sipas mediave angleze 25-vjeçari është i pakënaqur te Topçinjtë, pasi Arsene Venger nuk e angazhon në pozitën e tij të preferuar. Lëndimi i Ozil mund të nënkuptojë se ndeshja kundër Chelseat ka qenë e fundit për të me fanellën e Arsenalit. Bajern Mynih është i gatshëm të shpenzojë 38 milionë euro për transferimin e mesfushorit gjerman, i cili kalo në Emirates në verën e vitit 2013 nga Real Madridi. Venger është duke menduar që me paratë nga shitja e Ozil, ta transferojë mesfushorin e Real Madridit, Sami Khedira. Gjithashtu mendohet Arsenali mund të kërkojë edhe dyshen gjermane, Mat Humels dhe talentin e Shalkes Draksler.
Ullshajër: Alonso dhe Pirlo, shembuj
Fantazisti anglez Xhek Uillshajër, është shprehur se ka parë video të Ksabi Alonsos dhe Andrea Pirlos, në përpjekje që të përmirësojë lojë në pozicionin e tij si mesfushor. Futbollisti i Arsenalit ka luajtur në pozita të ndryshme në mesfushë, si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren, mirëpo akoma nuk e ka gjetur pozitën e tij më të përshtatshme. Pensionimi i kapitenit të Liverpulit nga Tre Luanët Xherrard ka lënë zbrazëti në bazën e mesfushës angleze, ndërsa Uillshajër ka cilësitë për ta zënë atë. Dhe për ta bërë këtë sa më mirë, 22-vjeçari është duke mësuar nga mjeshtrit “Kam parë Ksabi Alonson në video në javët e fundit. Ai ka numër rekord pasimesh për ndeshje, afro 200 në një ndeshje, që është mahnitëse”. “Duke shikuar lojtarët si ai dhe Andrea Pirlo, mëson se sa të mençur janë, sa inteligjent janë me top”, ka thënë lojtari Arsenal.
Lukaku: Refuzova Juventus, për Everton
Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka deklaruar se për t’i u bashkuar Everton ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar Juventusit, pas mendon se klubi anglez i përshtatej më shumë atij. Sulmuesi belg kaloi në Goodison Park nga Chelsea për 28 milionë paund gjatë afatit veror, duke qenë se ishte i kufizuar në paraqitjet e tij me Blutë. Zonja e Vjetër dhe gjermanët e Volfsburg ishin klubet tjera të interesuara për 21-vjeçarin, por ai vendosi të qëndronte në Angli, pavarësisht mungesës së Ligës së Kampionëve. “Mendova për Serie A dhe Juventusin, sepse është një klub i madh. Mirëpo, për mua Evertoni ishte i përsosur”. “Jam këtu dhe jam i lumtur. Nuk pendohem për zgjedhjet që kam bërë” është shprehur sulmuesi.




