Ermal Nufi Ministri i ri i Mbrojtjes, stafi i ngushtë i Belinda Ballukut

Ermal Nufi Ministri i ri i Mbrojtjes, stafi i ngushtë i Belinda Ballukut

Kryeministri Edi Rama ka larguar Belinda Ballukun nga detura, por ka promovuarit të besuarit e saj në poste të rëndësishme ministrore si për t’i thënë se modeli i saj do të mbetet në kabinet. Si shembull vlen emërimi në postin e Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi që deri dje ka mbajtur pozicionin e drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres.

Më poshtë është një cv e Nufit, që megjithëse në moshë të re ka ndërruar mjaftueshëm poste në administratën socialiste.

ERMAL NUFI

Z. Ermal Nufi mbante deri dje pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Zv/Kryeministres Belinda Balluku.

Ai ka përfunduar studimet e nivelit Master në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2010. Pas diplomimit, z. Nufi ka punuar si Konsulent Ligjor në sektorin privat dhe atë te organizatave jo-fitimprurëse vendase dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, z. Nufi ka mbajtur edhe pozicionin e pedagogut të jashtëm ne te drejtën civile dhe tregtare pranë Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve.

Që prej vitit 2013, është licencuar si Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku ka shërbyer edhe si Anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Nga viti 2021 Z. Nufi ka mbajtur mban pozicionin e Këshilltarit Ligjor të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare, kryesisht nën hijen e Belinda Ballukut.

Më pas, me vendim të Këshillit të Ministrave, ai është emëruar Kryetar i Bordit Menaxhues te Autoriteti Rrugore Shqiptare, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryesoi Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor

Share it :