Fotot e veçanta të Era Istrefit janë gjithmonë të pranishme në profilin e saj në Instagram. Përdoruesja e rregullt e këtij rrjeti social ka qejf të bëjë shaka herë pas here. Ajo ka publikuar natën e mbrëmshme një foto ku duket teksa në gojë po futet miku i saj Mixey. Gjithashtu këngëtarja ka prezantuar edhe macen e saj, në një selfie siç ajo di t’i bëjë.
Plaçkitet Teuta Selimi
Në orët e hershme të mëngjesit, grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e këngëtares së mirënjohur, Teuta Selimi. Ata kanë plaçkitur një shumë të konsiderueshme parash. Këngëtarja e famshme e estradës shqiptare, Teuta Selimi, dje ka qenë viktimë e grabitësve. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj, e cila gjendet në lagjen Veternik në Prishtinë. Mes tjerash, asaj i janë plaçkitur para në vlerë prej 5000 eurosh si dhe një telefon iPhone 5S.
Afërdita Dreshaj bëhet brune
Modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka ndërruar dukjen e saj. Afërdita në disa postime seri në Twitter ka treguar se ka ndërruar ngjyrën e flokëve. Ajo ka treguar se ndihet më mirë me pamjen e saj të re dhe, vërtet, asaj s’është se po i rri keq ngjyra e zezë. Afërdita së fundmi lançoi një këngë, të cilën e punoi në bashkëpunim me Nurteel dhe Bleron.
Aurela Gaçe: Sot jam 40 vjeç edhe jeta më thërret
Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe ka festuar 40-vjetorin. Ajo nuk ka ngurruar edhe të postojë diçka në rrjetin social Facebook, ku në kohë reale i kanë ardhur urime nga fansa të shumtë. “Sot jam 40 vjeç edhe jeta më thërret. Me këtë shikim u them numrave: “Hajde më shiko një çikë targën”. Sepse e vërteta është se në shpirt jam flakë e zjarr, e trurin e çoj me pushim nëse më duhet (I vij në ndihmë që të mos ngarkohet shumë se aq mban edhe bllokohet pastaj) dhe e vë në punë shumë mirë sa herë më duhet. Të them që s’më vjen keq që ikin vitet? I bie të gënjej. Por e dua çdo minutë që jetoj ndaj e shijoj çdo sekondë që më fal Zoti mbi tokë”.
Rikthehet Dafina
Nuk ka shumë kohë që ka lançuar këngën e saj më të re “Ndjenjë tjetër”, të cilën e kishe realizuar edhe me videoklip. Ndonëse kjo këngë u prit shumë mirë nga fansat e saj Dafina përjetoi zhgënjim kur kënga e saj është fshirë nga kanali “Youtube”. Por ajo nuk ka ndenjur duarkryq. Dafina ka bërë të pamundurën që këtë këngë ta kthejë përsëri në këtë kanal. E këtë gjë ajo e ka arritur pasi që kënga është rikthyer dhe menjëherë ka filluar që të grumbullojë klikime. Së fundi, këngëtarja ka realizuar edhe një set të fotografive me rroba të dizenjatores Lia Stublla.
Elvana Gjata u këndon të verbërve
Elvana Gjata ka përdorur talentin e saj dhe zërin e ëmbël për të kënduar kësaj here jo për fansat në klube nate, por për një kategori tjetër.“Dje ne diten nderkombetare te njerezve qe nuk shikojne,Emiliano na bashkoi te gjitheve per te dhene nje mesazh te vyer! Vera Grabocka nje nga njerezit qe perkrah me shume dashuri Emilianon”, – ka shkruar Elvana në një foto ku paraqitet së bashku me Vera Grabockën dhe Emiliano Lulen. Në këtë organizim të veçantë kanë qenë të pranishëm edhe figura të tjera të njohura, si Valbona Selimllari dhe këngëtarja Besa. Elvana është fotografuar edhe përkrah fëmijëve, me të cilët është përqafuar teksa ka performuar edhe disa këngë të saj. Këngëtarja ka treguar për këtë ditë të veçantë në rrjetin e saj social Instagram.




