Enrike si Hitleri, shpërthejnë komentet në rrjetet sociale

enrike si hitleriNjë futbollist i Premier League-s angleze është vënë në qendër të polemikave pasi postoi në “Twitter” një foto të tijën me mustaqe si të diktatorit Adolf Hitler. Mbrojtësi spanjoll i Liverpulit, Hoze Enrike, shkroi në rrjetin social: “E befasova të dashurën time me mustaqet e mia të reja këtë mëngjes. Nuk i pëlqeu dhe aq shumë… hahahahaha @AmyJaine”. Fotoja ka marrë komente kritike nga përdoruesit e internetit. Ja disa prej tyre: “Shpresoj mos të kesh ndjekës hebrenj në “Twitter”, “Edhe pse mund ta kesh me shaka, nuk duhet ta kishe bërë” dhe “Hitleri është rikthyer”.

 

 Hidhen poshtë zërat për Alonson te Mclaren

Nuk rezistoi as 24 orë lajmi për firmën e Fernando Alonsos me McLarenin. Një zëdhënës i skuadrës britanike në fakt përgënjeshtroi deklaratën e Niki Laudës, i cili foli për një kontratë të mbyllur mes pilotit spanjoll dhe McLaren që të enjten e kaluar. Zëdhënësi i McLaren bëri të ditur se,”ashtu siç ka deklaruar më parë Ron Denis në Suzuka, McLaren nuk ka firmosur kontrata me asnjë pilot për 2015”. Pra në fakt nuk ka asnjë zyrtarizim, edhe pse në të vërtetë mundësitë që spanjolli të kalojë te McLaren mbeten shumë të mëdha. Lajmi që publikoi fillimisht “El Mundo Deportivo”, e cila përcillte deklaratën e Laudës, mund t’i referohet jo një kontrate, por një parakontrate të firmosur nga Fernando Alonso me Hondën, që vitin e ardhshëm do të furnizojë me motorë McLaren. Në këtë mënyrë është logjike dhe distancimi i McLaren që nuk ka hedhur ende të zezën mbi të bardhë me pilotin aktual të Ferrarit.

 

 Tekniku i Glasgout refuzoi transferimin e Mesit

Aleks Mekleish, trajner i skocezëve të Glasgou Renxhërs nga viti 2001 deri në 2006-ën ka bërë publike një histori vërtet të çuditshme, ku protagonist i saj është fituesi i katër “Topave të Artë”, Lionel Mesi. Mekleish ka zbuluar se djali i tij ia kishte propozuar që të merrte në ekipin e tij një 13-vjeçar argjentinas, i cili quhej Lionel Mesi dhe sipas tij ishte një talent. Djali i trajnerit të Renxhërsave e kishte zbuluar talentin e argjentinasit në lojën e kompjuterike, “Football Manager”. “Ai më propozoi të transferoja Lionel Mesin tek ekipi që unë drejtoja atëherë, pasi ai do të bëhej lojtari më i mirë në botë, por fatkeqësisht nuk e besova”, ka thënë Mekleish. Aktualisht Aleks Mekleish është trajner i Genkut, djali i tij është bërë konsulent futbolli, ndërsa Mesi… 4 herë lojtari më i mirë në botë.

 

 Fani merr trëndafila, por nga kush?

Bukuroshja showgirl Fani Neguesha ka marrë një tufë me trëndafila të kuq nga një admirues misterioz që e quan veten “Mister T”. Belgja i ka postuar ato në profilin e saj në Instagram duke u shfaqur shumë e lumtur, çka ka sjellë edhe shumë thashetheme në rrjet. Pyetja që ngrenë të gjithë është ajo nëse pas “Mister T” fshihet apo jo Mario Baloteli, sulmuesi i Liverpulit, i cili ditët e fundit është përfolur për një lidhje të re.

 

Share it :