Emri/ Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, ja kush e zëvendëson në Parlament

Pasi Jurgis Çyrbja dorëzoi sot mandatin e deputetit, është zbuluar emri që do ta zëvendësojë në Parlament.

Bëhet fjalë për Erjon Meka, pasi emri i tij është i renditur në listën shumë emërore të PS, dhe do të zëvendësojë Çyrbjen, pasi ky i fundit konfirmoi sot heqjen dorë nga mandati i deputetit.

Të martën Çyrbja u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00 të paradites dhe për 5 orët në vijim dha deklarime para organit të akuzës në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka, gjatë kohës që deputeti mbante pozicionin e kreut të Hipotekës së Durrësit.

Ai doli nga Prokuroia e Posaçme në orën 15:00, por refuzoi të ndalej që të prononcohej për gazetarët. Ligjvënësi i PS për qarkun e Durrësit nuk ndau asnjë detaj mbi arsyen e pranisë në SPAK, përveç se ishte paraqitur si person në dijeni për një çështje.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :