Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e kësaj të premteje, në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë-Krujës.
Rrehanat e krimit janë ende të paqarta, megjithatë mendohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar.
Një automjet i djegur është gjetur nga policia jo larg vendit të krimit. Makina dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes.
42-vjeçari u kishte shpëtuar deri më tani 3 atentateve.
Më datë 4 Korrik të vitit 2023, atij iu bë një atentat jashtë ambienteve të banesës, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino, 29 vjeç dhe u plagosën dy djemtë e këtij t fundit, 10 dhe 13 vjeç.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/15/atentati-ndaj-gentian-bejtjas-policia-e-shtetit-u-qellua-nga-nje-grup-personash/
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/15/i-vrne-kunatin-dhe-i-plagosen-djemte-kush-eshte-gentjan-bejtja-ish-polici-qe-u-hetua-bashke-me-enver-stafuken/




