Gazetari Osman Stafa zbulon se në Spitalin Onkologjik të QSUT, infermierët e sektorit të kimioterapisë kanë ngritur një shqetësim serioz për sigurinë e tyre në punë.
Në një kërkesë zyrtare drejtuar drejtuesve të spitalit dhe Ministres së Shëndetësisë, ata kundërshtojnë vendimin për rritjen e orarit të punës nga 6 në 8 orë, duke paralajmëruar se kjo do t’i ekspozojë edhe më gjatë ndaj citostatikëve, substanca shumë të fuqishme kimike që përdoren në trajtimin e kancerit.
Sipas tyre, ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre agjentëve lidhet me rreziqe serioze për shëndetin e personelit shëndetësor, përfshirë:
-rritje të rrezikut për kancer profesional
infertilitet dhe probleme riprodhuese
-çrregullime të sistemit nervor dhe imunitar
-probleme respiratore dhe lodhje kronike.
Infermierët theksojnë se orari aktual 6-orësh është vendosur pikërisht si masë mbrojtëse për shkak të natyrës së rrezikshme të punës në këtë repart.







