Eco Tirana ndryshon përsëri: ortakët italianë, ndërrojnë emër në Magis – Në Tiranë nuk dihet asgjë

Eco Tirana ndryshon përsëri: ortakët italianë, ndërrojnë emër në Magis – Në Tiranë nuk dihet asgjë!

Nga Alba Kepi

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që ka bërë bujë në Itali, por ka kaluar thuajse pa asnjë informacion për publikun shqiptar. Kompania italiane që zotëron 49% të aksioneve, e njohur më parë si AGSM AIM, ka ndryshuar emrin në Magis, një rebranding që sipas drejtuesve të kompanisë synon të pasqyrojë një identitet modern dhe ambiciet strategjike të grupit italian në tregun kombëtar.

Ndërkohë, qytetarët e Tiranës dhe institucionet shqiptare duket se nuk kanë marrë asnjë informacion të qartë mbi këtë ndryshim. Për më tepër, asnjë njoftim publik apo raport i detajuar mbi financat dhe aksionet e kompanisë nuk është shpërndarë, duke lënë pa sqarim rolin e partnerit privat dhe ndikimin e tij në shërbimet publike që ofron Eco Tirana.

Share it :