E zezë, e zezë dhe përsëri e zezë. Me sa duket, vera imponon të mbajmë ngjyrën më të errët. Kjo nuk është diçka e re, edhe gjatë javëve të sfilatave ishte dhënë një premierë që sjell ngjyrën e zezë në trend. Zara adaptohet më së miri me tendencën e re, duke propozuar një koleksion minimal dhe pa e tepruar. Stampat e preferuara për verën e 2014 janë ato optikal, animalier apo dhe vijat. Rrugë të lirë me të zezën, të bardhë, grinë, bezhën dhe bojëqiellin e zbehtë bëjnë përjashtim ngjyra e kuqe dhe e verdhë të cilat janë përdorur në pak veshje të koleksionit.




