E kërcënoi Sokol Balla/ “ Do kesh fundin e Vis Martinajt”! Pergjigjet Bardhi: Shqetësohu për fundin e Ramës dhe atyre që lehin për të

Dje në editorialin e emisionit të tij në televizionin ABC Neës, gazetari Sokol Balla duke iu referuar kreut të grupit parlamentar të PD u shpreh se: “Gazment Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë edhe SPAK sot e paralajmëroj e njoftoj se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara. Por duke e këshilluar që herë tjetër të mos nxitohet ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara. Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit herë në formën e Visit dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur”.

Kjo deklaratë e gazetarit Sokol Balla rezulton të ketë disa pasaktësi dhe një mesazh që mund të konsiderohet si kërcënim publik ndaj kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.Duke deformuar njoftim e SPAK që konfirmonte denoncimin  e Gazment Bardhit që bisedat e supozuara në SKY/EÇ mes Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, ishin të sajuara dhe nuk ekzistonin më asnjë dosje të SPAK, gazetari Sokol Balla thotë se: “Gazment Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë”.Askush nuk e kupton dot këtë deklarim të gazetarit Balla se çfarë çështjesh me drejtësinë ka Gazment Bardhi. E vërteta është që nuk ka asnjë sepse po të kishte do ishin publike. Të vetmet çështje me drejtësinë që ka Gazment Bardhi janë kallëzimet e tij në SPAK kundër korrupsionit të dyshuar qeveritar, përfshirë dyshimet për abuzim me detyrën të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, nëna e fëmijëve të gazetarit Sokol Balla.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :