Sonja Caka
Terrorizohen banorët e rrugicës, ndihmojnë policinë në kapjen e autorit
Hetimi, prej dy vitesh, Valbona e Genci Çarçani, të divorcuar
Fqinjët: E qëlloi disa herë pas shpine dhe në kraharor gruan
Veterineri: E vrau dhe u largua qetësisht, më çuditi gjakftohtësia e tij
“Ndihmë, ndihmë, aiuto”. Këto ishin fjalët e fundit të Valbona Çarçanit, e cila paraditen e djeshme u masakrua nga ish-bashkëshorti në mes të rrugës, një prani të shumë banorëve të lagjes ku ajo rrinte prej kohësh me qira. Por, askush nuk guxonte të afrohej dhe t’i jepte ndihmë. Një djalë iu afrua dhe i tha autorit se po e vriste dhe ky i fundit iu kthye se nuk kishte punë ai. Banorët mundën vetëm të lajmëronin policinë, e cila ia behu menjëherë në vendngjarje, ndërsa për gruan 46-vjeçare nuk mund të bëhej më asgjë. Kishte mbaruar. Tri goditje pas shpine dhe një e fundit në mes të kraharorit për të ishin vdekjeprurëse. Më pas, ish-bashkëshorti u largua qetësisht, vuri syzet, kapelen në kokë, thikën e fshehu në trup, mori qenin e zi të së shoqes dhe çantën e saj, dhe u nis në drejtim të sheshit “Avni Rustemi”. Gjakftohtë në çdo lëvizje sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në këtë mënyrë e kanë përshkruar gjithë banorët që panë skenën e krimit, ata që njoftuan edhe policinë për identitetin e burrit që kreu krimin. Policia mundi që brenda 5 minutave t’i vinte prangat burrit shtatlartë, të bëshëm dhe që rezultoi të ishte ish-bashkëshorti i viktimës. “Ma kishte sjellë në majë të hundës” ishin fjalët e vetme që ai u tha autopatrullës “Shqiponja”, të cilët e shoqëruan për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku dhe është marrë në pyetje për krimine kryer. Nga të dhënat e para mësohet se Valbona Çarçani kishte rreth një vit që jetonte në këtë lagje dhe dje në mëngjes kishte përcjellë vajzat për në plazh dhe vetë po kthehej për në shtëpi. Duket se para se të ndodhte ngjarja, gruaja ka pirë një kafe me ish-bashkëshortin në një nga kafet e lagjes, ku dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Ngjarja
Paraditen e djeshme, rreth orës 09.45, në rrugën “Tefta Tashko”, rrugica pas shkollës së mesme “Ismail Qemali” në kryeqytet është vrarë me thikë, 46-vjeçarja Valbona Çarçani. Të vënë në dijeni edhe nga dëshmitarët e shumtë të kësaj ngjarje, uniformat blu të autopatrullës “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të autorit, duke e prangosur 300 m larg vendit të ngjarjes, konkretisht në sheshin “Avni Rustemi”. Nga hetimet e para rezultoi se autori i krimit ishte 48-vjeçari Genci Çarçani, ish-bashkëshort i viktimës. Në momentin e kapjes, autorit ju gjend me vete dhe sekuestrua arma e krimit, e cila është një thikë e përmasave të mëdha me mbishkrimin “Columbia”. Në vendngjarje u kryen edhe veprimet e para hetimore, u grumbulluan prova dhe marrë dëshmi nga personat e shumtë që panë skenën e krimit. Ndërsa autori i krimit, Genci Çarçani u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë së Policisë ku dhe i është nënshtruar seancës së marrjes në pyetje. Në momentin e arrestimit mësohet të ketë deklaruar se ish-gruaja ja kishte sjellë në majë të hundës ndaj dhe e vrau.
Hetimi
Nga hetimet paraprake rezulton se martesa e Valbona e Genci Çarçanit ka zgjatur rreth 24 vjet dhe para dy vjetësh janë divorcuar. Viktima dhe autori janë prindërit e dy vajzave, përkatësisht 20 dhe 18 vjeçe. Autori dyshohet ta ketë kryer krimin për motive xhelozie. Por, burime policore bëjnë gjithashtu me dije se autori punonte në një pikë llotoje dhe njihej si bixhozxhi. Dyshohet se mes tyre ka pasur një debat para krimit në një nga lokalet e lagjes, pranë shkollë ssë mesme “Ismail Qemali”, por është e paqartë se përse kanë debatuar. Megjithatë, policia zyrtarisht deklaron se vrasja ka ardhur për shkaqe xhelozie. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të dokumentimit të plotë ligjor të kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrdhënieve familjare” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta në mjedise publike” parshikuar nga nenet 79/c dhe 279/2 të Kodit Penal. Pas hetimeve paraprake, pritet që dosja t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme.
Dëshmia: E vrau dhe u largua qetësisht
Nuk dëshiron që në media t’i dalë identiteti i plotë dhe na thotë t’i vëmë vetëm inicialet, por nuk ngurron të japë detaje rreth asaj skene të tmerrshme që përjetoi mëngjesin e djeshëm. Shtetësja D.H shpjegon për gazetarët se “autori i vrasjes më kaloi afër fare dhe po mbante në dorë qenin e viktimës. Vuri syzet e diellit në sy dhe po ecte shumë ngadalë, dhe i qetë sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Më trembi gjakftohtësia e tij. E kuptova kush ishte pasi një grua e moshuar po bërtiste: “Kapeni se ai me qen është burri që e vrau gruan”. Trupi i gruas ishte i shtrirë në tokë dhe një veteriner iu afrua për t’i matur pulsin. Por ajo kshte vdekur dhe hemaragjia ishte shumë e madhe. Një grua e moshuar më hodhi një çarçaf nga ballkoni dhe unë e mbulova. Nuk e di sesi ka ndodhur skena e vrasjes pasi disa gjëra m’i treguan fqinjët që e kishin parë. Di që ky e ka rndjekur nga pas dhe e ka goditur disa herë pas shpine. I ka prerë litarin, me të cilin po mbate qenin, dhe ëhstë larguar me shumë qetësi.
Pronari i lokalit: E goditi pas shpine disa herë, u kthye dhe e qëlloi prapë
Skenë e llahtarshme. Unë kam parë gjithë krimin dhe ishte një skenë shumë e rëndë. Ai i erdhi nga e pas duke e goditur disa herë në shpinë. Gruaja ende nuk ishte rrëzuar dhe qëndronte në këmbë, duke kërkuar ndihmë. Në këto momente është afrura një djalë dhe i ka thënë: Mos more, lëre se po e vret. Autori i është përzgjigjur: “Ik shiko punën tënde ti, nuk ka çfarë të duhet”. Nuk kishim si të ndërhynim. Ai kishte një thikë shumë të gjatë dhe të trashë, e cila e depërtoi gruan tej për tej. Mund ta ketë goditur mbi 10 herë. Madje edhe pas morri qenin dhe çantën, u kthye sërish duke e goditur edhe njëherë në kraharor. Më pas u largua. Zonja kishte disa kohë që jetonte në lagjen tonë dhe çdo ditë kalonte para lokalit tim me qenin e saj. Dimë vetëm se ishin të ndarë. Tentuan ta ndihmojnë gruan banorët e zonës, sidomos ai veterineri dhe berberi. Por ajo kishte vdekur. Policia ka ardhur shumë shpejt, dhe inspektori i lagjes u vu në ndjekje të autorit.
Veterineri: Kur u afrova ajo kishte ndërruar jetë, nuk kishte shpëtim
Dëgjova zhurma dhe ulërima dhe dola. Pashë gruan e përgjakur në mes të rrugës dhe gjaku që nuk i ndërpritej. Tentova t’i vija në ndihmë, por nuk bëhej dot gjë. Nuk di çfarë të them, ishte tepër vonë. Ajo po jepte shpirt kur unë i mata pulsin, dhe kishte shumë hemorragji. Edhe nëse ambulanca do të kishte ardhur në kohë, nuk kishte shumë probabilitet që të shpëtonte. E ka goditur disa herë me thikë. Në fillim i hodha një përparëse timen të bardhë. Më pas ka qenë një vajzë që e mbuloi me një çarçaf, pasi ishte shumë e rëndë skena për kalimtarët. Kurse autori, iku i qetë, vuri syzet dhe kapelen, mori qenin e zi dhe u largua. Kur erdhi policia i thamë që kjo mbaroi por kapni autorin. Dhamë disa të dhëna për të, nga kaloi pas krimit dhe brenda 5 minutave i vunë prangat. Në momentin që e qëllonte gruan nuk guxonte njeri t’i afrohej atij se edhe mund të qëllonte. Ajo që më ra në sy ishte se veproi me gjakftohtësi, ishte i çuditshëm. Kjo që ndodhi ishte si rrufeja në qiell të hapur. Çfarë të them, skenë e llahtarshme. Një grua që banon në godinën përballë pa gjithë skenën, bërtiste për ndihmë edhe ajo e shkreta, hodhi edhe një çarçaf që ta mbulonin.
Fqinjët: E bezdiste orë e pa orë, shpesh ajo njoftonte policinë
Ajo kishte pak kohë që po jetonte në këtë zonë. Ishte në jë shtëpi private bashkë me vajzat. Por ishte grua e qetë dhe shumë e komunikueshme dhe e muhabetit. Na kishte treguar se ishte e ndarë dhe jetonte me vajzat. Kishte ardhur këtu që t’i fshihej burrit. Ai vinte herë pas here dhe në orare të ndryshme të ditës. Gruaja kishte raste që ia hapte derën, por kur ai vinte rreth orës 1 ose 2 të natës, e linte pas derës. Këtë javën e fundit nuk ka qenë shumë në terezi. Madje, me vështirësi na përshëndeste dhe dukej se e shqetëosnte diçka. Para dy ditësh, burri i erdhi dhe filluan të debatonin. Ai i kërkonte shpjegime se ku ishin vajzat, por ajo nuk donte t’i tregonte. Madje kanë debatur para banesës dhe gruaja telefonoi policinë. Ajo i thoshte policisë: “Hajde merreni se po më përndjek, po më bezdis”. Ai ka ardhur në mëngjes dhe dimë vetëm që janë ulur në kafe.





