Dy kriteret e kryepolicit, për të cilat nuk flitet zyrtarisht!
Nga Belind Kellici
Janë 2 kriteret kryesore që plotësonte Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, për të cilat nuk shkruhet në letra e nuk flitet zyrtarisht, por që kanë ndikuar në vendimmarrjen e Edi Ramës.
E para, kontributi i tij madhor në farsën elektorale të 11 majit, në Qarkun e Fierit, me rekordet e një rezultati Bjellorus, ashtu siç Edi Rama po e kërkon nëpër gjasme analiza e asamble.
E dyta, lidhja e fortë me Belinda Ballukun, për të cilën Edi Rama është gati të ngrejë kartonat në Kuvend për ta mbrojtur, dhe të prapësojë SPAK e reformën në drejtësi.
Sa për ato pallavrat që flet Ministri i Brendshëm e që shpërndahen nëpër njoftime, ato ishin kritere që mund t’i plotësonte kandidati tjetër.
Por që të kesh besimin, që të fitosh zemrën e Edi Ramës, duhet të jesh menaxher i mirë i bandave e krimit të organizuar, të njohësh interesat e tyre, të garantosh paprekshmëri për ta, të sulmosh kundërshtarët politikë dhe të mbushësh thesin me vota për rilindjen.
E po ashtu, të kontribuosh në çështjen Balluku, edhe tani që ajo ka nevojë të ketë policinë e shumë asete të tjera publike e qeveritare në dispozicion për të penguar hetimin e drejtësinë.
Ky është Drejtori i ri i Policisë. Të tjerat, konkurset e kriteret, ushqim i ndenjur për progagandën e lodhur.




