Durana, shpikja e fundit e kreut të organizatës’, Ahmetaj: Parku virtual në Xhafzotaj u është dhënë 46 kompanive që.

Durana, shpikja e fundit e kreut të organizatës’, Ahmetaj: Parku virtual në Xhafzotaj u është dhënë 46 kompanive që.

Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të shtetit dhe shpërdorim të fondeve publike, duke vënë në shënjestër figura të larta qeveritare dhe duke ekspozuar skema të dyshuara që prekin sektorë strategjikë dhe infrastruktura kombëtare.

Në intervistën e katërt ekskluzive për Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka denoncuar edhe parkun teknologjik në Xhafzotaj. Ky projekt përshkruhet si një “park virtual”, një mekanizëm mashtrimi për të lejuar rreth 46 kompani, të cilat pretendohet se janë të lidhura me pushtetin dhe grupe kriminale, të shmangin taksat.

Këto kompani, ndonëse operojnë në zona të tjera si Tirana, regjistrojnë adresën e tyre në këtë park për të përfituar nga përjashtimet fiskale, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar.

Ke një shpikje të re tash që quhet Durana. Çfarë është kjo? Çfarë është kjo? Kjo është pra, Durana është një park teknologjik. Ku e di ti sa kam punuar si ministër? Unë iki nga ora 11:00 e natës në shtëpi Ku është maja e ajsbergut tash. Ky prandaj më do mua të vdekur që bën edhe mallkon edhe shan e… Po patjetër. Se unë depozitë s’kam qenë ndonjëherë i këtij. S’kam qenë ndonjëherë. Po do ishte do ishte turp i madh sikur të më kishte mbrojtur ky mua. Sot, do ishte turpi më i madh për mua, po të më kishte mbrojtur ky. Të isha mbrojtur nga një njeri që e ka shndërruar Shqipërinë në kopshtin e karteleve të drogës. Kopshtin e karteleve të drogës. Dhe aty s’ka ilaçe për onkologjikun. 50 milionë atje, 250 milionë këtu. Kopshti i Edenit se duhet që të… Zoti Peka po të lutem dua që të flas edhe me qytetarët se unë e di që ti do t’i marrësh këto edhe do t’i bësh… Durana duhet të ishte një park siç e thotë ligji 58 i 2022-shit e thotë në mënyrë eksplicite çfarë është park teknologjik dhe shkencor. Është një sipërfaqe e përcaktuar trualli dhe ose ndërtesash e cila me vendim të Këshillit të Ministrave shpallet park dhe gëzon status të veçantë të zhvillimit ekonomik dhe fiskal me kuptim të zonës së lirë sipas kodit doganor.

Pra, parku duhet të ketë kufij gjeografik, duhet të ketë porta hyrëse dhe dalëse dhe funksionim të pikës doganore. Ç’ndodh në Xhafzotaj? Tani, shkurt do t’i bie. Për çfarë është përdorur kjo? Kjo është përdorur për të gënjyer shqiptarët që një grup kompanish të mos paguajnë taksa, kompani të lidhura me pushtetin. Unë kam këtu 26 kompani që kanë përfituar autorizime. Dhe i ftoj shqiptarët të shkojnë në Xhafzotaj të shohin a ekziston apo nuk ekziston ky park. Është park virtual. Ligji nuk flet për park virtual. Që ti me demek regjistron adresën në Xhafzotaj dhe punon te blloku në Tiranë dhe nuk paguan taksa. Mashtrim ndaj shqiptarëve. Dhe ja ku i ke kompanitë. Kompanitë, urdhëro. Ky është model virtual.

Prapë të njëjtët me pushtetin. A janë këta? Ja ku e ke listën e kompanive. Urdhëro. Po ta jap. Prit t’ia u tregoj shqiptarëve njëherë listën se filloi pastaj, fillojnë pastaj e thonë siç e ka zakon një i paguar nga të gjitha anët… Ja, lista e këtyre që përfitojnë përjashtim. Janë të lidhur me AKSHI-n. Kanë paguar taksa zero. Kanë gënjyer shqiptarët në kurriz dhe nuk ka para për onkologjikun. Nuk ka para për pensionet. Jo. Po si do ketë? 50 atje, 50 këtu, 250 atje, 300 këtu. Merr nja ca roni andej, merr ca të tjera ik si këtej dhe Lidl pastaj bëhet fuqi gjeografike, logjistike në portin e ri të Durrësit. Çfarë i ngeli shqiptarëve? Apo koston e portit. Ja kjo i ngeli. Më jep të ta sistemoj pak zoti Peka. Kjo është, kjo ishte Durana, shpikja e fundit e 40 biznese. E shpikja e fundit e Elirës së bashku me kreun e organizatës. Kjo është Durana. Urdhëro, merreni. Le ta investigojnë. Se unë dua, unë dua që të mos ketë fare, sa më pak nga këto. S’dua të kem të drejtë. Në raport me të gjitha këto, është interesante, shikoni një çikë.

Me këtë standard, zoti Dumani duhet t’i kishte të gjithë këta në foto duhet t’i kishte akuzuar, po këta s’janë Ben Ahmetaj. Armiku i kreut. Kombinimi për një nga tenderat sekret ku Igli Tafa i jep Firsit 15 milionë dhe pjesërisht thotë në open data, se mund të ketë akoma dhe unë nuk arrita ta shikoja dot, tender sekret të cyber security, një kompanie e cila praktikisht është akuzuar nga SPAK-u për pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Dhe kontrata është 7/10/2024, pagesa pjesore thotë kontratë numër 4837. Kjo është një nga fotografitë. Fotografia tjetër është kur kanë bërë ligjin Durana, ligjin e Duranës, ja ku e ke Ilira Kokonën me Ermal Beqirin, promovim interes. Dhe te lista e kompanive, ke dy kompani të Ermal Beqirit këtu, tek Durana, ja u tregoj për ilustrim shqiptarëve. Promovon këtë burrin që ju jep tendera, që ju ka dorëzuar AKSHI-n. Kopshtin privat të vetin. Këtë e bën Ermal Beqiri, shoqata. Ky i jep tendera, këta i bëjnë promovim. Kjo s’ka vlerë se është Bashkia e Tiranës e dikurshme. Dikujt i prish shtëpinë, dikujt i prish hotelin, dikujt i prish biznesin, të ka e fut në burg. Dikujt shpronëson tokën një pronari privat me 2.9 milionë dhe i jep Karlos. Ndërkohë këtu kam një shkresë për të treguar që sa herë që kam ikur unë, e para njëherë që s’kam pranuar, dhe sa herë që kam ikur unë ka ndodhur e kundërta.

Share it :
Çështja për të cilën BE-ja nuk bën kompromis me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë Dy ligje në Mal të Zi, që janë kontroverse prej perspektivës së Brukselit, amendamentet e ligjeve në sektorin e gjyqësorit në Serbi dhe dështimi për t’ia hequr imunitetin parlamentar ish-zëvendëskryeministres në Shqipëri, i kanë kthyer këto tri shtete kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian sërish para testit kryesor për pranim, atij për sundimin e ligjit. Përparimi në të gjithë kapitujt që duhen mbyllur para anëtarësimit nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse vendet kandidate stagnojnë apo shënojnë kthim mbrapa në Kapitujt 23 dhe 24, të cilët, sipas metodologjisë evropiane të integrimit, hapen të parët dhe mbyllen të fundit. “Reformat e pakthyeshme në këto fusha janë kusht që partnerët e zgjerimit të përparojnë në rrugët e tyre të pranimit, duke i përmbushur standardet specifike”, ka rikujtuar Shërbimi për media i Komisionit Evropian në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë. “Reformat nuk janë vetëm për letër, shtetet duhet të demonstrojnë zbatimin e tyre dhe duhet të garantojnë besueshmëri përmes rezultateve të prekshme”, është thënë mes tjerash në përgjigje. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në krye të listës për t’u bërë anëtarë të rinj të bllokut evropian. Në këtë drejtim, Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka folur me kryeministrin malazez, Millojko Spajiq javën e kaluar në Podgoricë. Ju duhet të keni patjetër një gjyqësor të pavarur, që ka kapacitet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe të keni media të pavarura pasi ne nuk do të bëjmë kurrë kompromis në këto çështje”. Pse dy ligje po ia vështirësojnë Malit të Zi rrugën drejt BE-së? Ambiciet e autoriteteve në Mal të Zi që të bëhen vendi i 28-të anëtar i BE-së janë komplikuar pas miratimit të dy ligjeve kontroverse. Bëhet fjalë për amendamente në Ligjin për Çështje të Brendshme dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Sipas Komisionit Evropian, këto amendamente nuk janë në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Direktivën për Zbatimin e Ligjit. Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave është ligj që përcakton se si mblidhen dhe ruhen të dhënat e individëve në Zonën Ekonomike Evropiane. Ajo i forcon të drejtat për privatësi, vendos obligime serioze për organizatat dhe vlen për të gjitha kompanitë në botë që procesojnë të dhëna të banorëve të BE-së. Direktiva për Zbatim të Ligjit rregullon mënyrën se si autoritetet e policisë dhe gjyqësorit në BE i procesojnë dhe mbrojnë të dhënat personale të individëve, sidomos të viktimave, dëshmitarëve dhe të dyshuarve për shkelje penale. Opozita malazeze dhe shoqëria civile i kritikojnë ndryshimet e bëra në Ligjin për Çështje të Brendshme pasi besojnë se ato i rrisin kompetencat e ministrit të Brendshëm, sidomos në emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të policisë, dhe kështu më pas hapet rruga për ndikim politik në punën e policisë. Sa i përket Ligjit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, kritika më e shpeshtë ka të bëjë me dispozitat që lejojnë qasjen në bazat e të dhënave të organeve dhe institucioneve shtetërore, në disa raste pa vendim gjykate. Ndërkohë, Mali i Zi pritet të emërojë anëtarë të Këshillit Gjyqësor, trupit kryesor të gjyqësorit, anëtarët e të cilit mund të emërohen dhe shkarkojnë gjyqtarë. Pse janë ligjet e reja problematike për rrugën e Serbisë në BE? Në rastin e Serbisë, BE-ja ka qenë e qartë. Pas miratimit të ligjeve të gjyqësorit, me nismë të partisë së presidentit Aleksandar Vuçiq, kritikat kanë qenë të shpejta nga Brukseli, përfshirë prej Komisionares për Zgjerim, e cila ka vlerësuar se këto ligje kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe, sipas mendimit të saj, përbëjnë kthim mbrapa. Vuçiq është përgjigjur duke thënë se nuk e kupton për çfarë kthimi mbrapa bëhet fjalë, meqë Serbia ka stagnuar në rrugën drejt BE-së që katër vjet. Më 2021, Serbia e ka hapur grupin e kapitujve për agjendë të gjelbër dhe lidhshmëri të qëndrueshme, mirëpo përparim nuk është arritur. Ligjet në gjyqësor që kanë nisur të zbatohen, janë duke e shtyrë vendin në drejtim të kundërt me standardet evropiane. Bashkimi Evropian pati kërkuar që ligjet të mos miratoheshin dhe pasi Vuçiqi i ka nënshkruar ato, Brukseli ka thënë se zbatimi i tyre duhet të pezullohet derisa të ketë një opinion prej Komisionit të Venecias. Florian Biber, profesor për histori dhe politikë dhe drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit ka thënë se në një konstelacion të tillë politik, Serbia nuk ka shanse që t’iu afrohet strukturave evropiane. “Nuk ka të bëjë vetëm me sundimin e ligjit, por me mungesën e respektit për rregullat demokratike bazike. Është e qartë se regjimi aktual nuk është i interesuar në anëtarësim në BE, apo të garantojë se Serbia është shtet demokratik”, ka thënë Bieber. Sfidat e Shqipërisë Në vitin e kaluar, Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt negociues, pavarësisht problemeve në sektorin e sundimit të ligjit. Sikur edhe me vendet tjera kandidate, Komisioni Evropian e ka përmendur në Raportin e Progresit, në tetor të vitit të kaluar se shqetësimet kryesore për Shqipërinë përfshijnë rritjen e presionit politik në gjyqësor, luftën e dobët kundër korrupsionit dhe lirinë e kufizuar të medias. Sfida e fundit ka të bëjë me refuzimin e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e akuzuar për korrupsion. Deputetët nga Partia Socialiste në pushtet kanë refuzuar t’ia heqin asaj imunitetin dhe vendimi është mirëpritur prej vetë kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Parlamenti ka bërë “atë që do të bënte çdo shtet demokratik në Evropë”. Brukseli nuk është pajtuar me deklaratën e Ramës se kërkesa për heqje të imunitetit nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Radio Evropa e Lirë ka mësuar që diçka e tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në rezistencën e disa vendeve anëtare që t’ia garantojnë Shqipërisë një të ashtuquajtur IBAR pozitiv. IBAR është shkurtesë për Raportin mbi Vlerësimin e Përkohshëm të Standardeve ku vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, për Kapitujt kyç 23 dhe 24 në negociatat e anëtarësimit. Derisa vendet e BE-së të mos e miratojnë në mënyrë unanime IBAR-in, Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve. Mali i Zi, për shembull, është dashur të presë për IBAR pozitiv, i cili është miratuar në qershor të vitit 2024, në mënyrë që të nisë mbylljen e kapitujve. Para këtij vendimi, hera e fundit që ka mbyllur kapituj ka qenë vitit 2017. A mund të mbyllet njëri sy? Pranimi i anëtarëve të rinj pa të drejtën e vetos, që aktualisht e kanë të 27 vendet anëtare të BE-së, është diçka për të cilën kanë avokuar, edhe Edi Rama, edhe Aleksandar Vuçiq në një artikull të përbashkët muajin e kaluar në të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili i ka shtuar spekulimet se shtetet e Ballkanit Perëndimor “mund ta mbyllin njërin sy”. Florian Bieber beson se brenda këtij kuadri ligjor është e pamundur të ndahen konsideratat politike nga kriteret e sundimit të ligjit. “Sigurisht, elitat politike në Mal të Zi dhe Shqipëri e njohin momentumin politik dhe kanë prirje të jenë më pak të rrepta në lidhje me zbatimin. Megjithatë, në fund të fundit, nevojitet pëlqimi i 27 shteteve anëtare, i cili është larg të qenit i garantuar”, paralajmëron Bieber në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Komisionarja Kos ka folur në këtë drejtim në Parlamentin Evropian në fillim të marsit, duke e theksuar se statusi i liderit në këtë proces nuk garantohet përgjithmonë. Ajo u ka thënë Shqipërisë, Malit të Zi, Ukrainës dhe Moldavisë që “përparimi duhet të arrihet përmes reformave”. A mund të ndihmojnë “mekanizmat mbrojtës”? Mekanizmat mbrojtës nuk janë diçka e panjohur në proceset evropiane. Kur Bullgaria dhe Rumania janë pranuar në BE më 2017, Komisioni Evropian pati vendosur të miratojë anëtarësimin e tyre, pavarësisht reformave të papërfunduara në fushën e sundimit të ligjit, me kusht që dobësitë të vazhdojnë të adresohen pas anëtarësimit përmes të ashtuquajturit Mekanizëm Bashkëpunimi dhe Verifikimi, i cili mundësoi monitorimin pas anëtarësimit dhe vlerësimin e rregullt të progresit në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Ky mbikëqyrje pas anëtarësimit zgjati plot 16 vjet dhe përfundoi në vitin 2023. Për Florian Biberin, ekzistojnë zgjidhje për dilemat e mundshme të shteteve anëtare, dhe sipas tij, zgjidhja qëndron në një periudhë kalimtare që do t’u lejonte anëtarëve të rinj t’i zbatonin reformat pas anëtarësimit. Sipas tij, pranimi i Malit të Zi dhe ndoshta i vendeve të tjera në rajon do të sinjalizonte se ka një të ardhme për rajonin në BE. “Një projekt i tillë politik duhet t’i bindë skeptikët midis shteteve anëtare dhe duhet të përfshijë gjithashtu mekanizma të qëndrueshëm për të siguruar që anëtarët e ardhshëm do të respektojnë sundimin e ligjit”, vlerëson Biber. Megjithatë, ai beson se edhe nëse ndonjë anëtar i ri i plotëson të gjitha kriteret, nuk ka garanci se nuk do të ketë pengesa. Diçka e tillë ka ndodhur në Hungari, Poloni ose Sllovaki disa vjet pas anëtarësimit në BE, kur problemet me pavarësinë në gjyqësor dhe sundimin e ligjit dolën në pah në këto vende, sepse autoritetet shpesh përpiqeshin të ndikonin në gjykata, të kufizonin liritë e medias dhe të zvogëlonin kontrollin mbi institucionet e pavarura. /REL