Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi është një nga anëtaret e Komisionit Hetimor të koncesionit të sterilizimit që u ngrit pas këmbënguljes së opozitës.
Por vetë Ikonomi në datën 10 dhjetor 2015, në pozicionin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore ka nënshkruar me dorën e saj kontratën koncesionare me kompaninë ‘Saniservice’, e cila ka marrë koncesionin e sterilizimit.
Kjo del në faqen numër 153 të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2018, ushtruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Sipas këtij dokumenti, në vitin 2017, shërbimi është shtrirë edhe në 5 spitale të Tiranës, në Shkodër dhe në Elbasan.
Tani, pas këtij dokumenti, lind pyetja se sa e gatshme është deputetja Milva Ekonomi të hetojë veten e saj, në lidhje me koncesionin e sterilizimit që ka marrë milionë euro nga taksat e shqiptarëve për t’i futur në xhepat e aksionerëve.
Kjo edhe për faktin se çmimi i sterilizimit të një pakete është rritur në mënyrë joproporcionale, duke e quar në mbi 80 euro për një sterilizim pajisjesh.




