Muaji korrik dhe gusht quhen ndryshe dhe si muajt e pushimeve. Pothuajse 83% e njerëzve i kryejnë pushimet përgjatë këtyre muajve, duke qenë se përdorin detin për tu relaksuar. Por plazhi kërkon dhe një trup të tërheqës. Studimet më të fundit të Universiteteve të ndryshme, kanë zbuluar një sërë mënyrash për të rënë në peshë përpara se të fillojnë pushimet verore.
Hani ushqime të forta
Të rriturit janë më shumë të prirë, të hanë ushqime të buta, në krahasim me ato të forta, ka zbuluar një hulumtim i Universitetit të Floridës. Mirëpo nëse hamë ushqime të forta, trupi ynë gjatë përtypjes shpenzon rreth 50 kalori, që në baza javore është mbi gjysmë kilogrami. Meqenëse pjesa e belit gjithmonë vihet në pah kur jemi në plazh, zëvendësoni ushqimet e buta, me ato që janë më të forta. Për shembull zgjidhni mishin copë, ndërsa largoni mishin e grirë, e njëjtë veproni kur zgjidhni mes bananes apo mollës, dhe bukës dy herë të pjekur me bukën normale.
Hani perime
Studimi i Universitetit të Luizianës, tregon se personat që hanë perime bishtajore, kanë për dy numra rrobat më të vogla, se sa ata që nuk hanë. Mundësi që të vuajnë nga mbipesha, kanë për 53% më shumë, personat që nuk përdorin perime bishtajore. Vendosni perime bishtajore në sallatë, sepse kanë më pak kalori se misri, djathi apo gjëra të ndryshme të pjekura. Nëse veproni kështu, për 30 ditë, mund të evitoni gjysmë kilogrami.
Jo kripë
Ushqimet që i marrim me vete nga restoranti, si picat apo produktet e pastiqerisë, janë të mbushura me kripë dhe me shumë kalori. Për këtë duhet të kemi kujdes sepse ushqimet me kripë, shkaktojnë shtim në peshe dhe në numrin e veshjes. Hiqni dorë menjëherë nga ushqimet me shumë krip, e posaçërisht ato që kanë shumë kalori. Në vend se të hani një pako çipsa të kriposura me 260 kalori, merrni shkopinj të shëndetshëm karote, që brenda muajit, t keni gjysmë kilogrami më pak.
Kujdes me ushqimet e shëndetshme
Një studim i ri, tregon se pothuajse të gjithë të rriturit, sapo e shohin mbishkrimin ‘e shëndetshme’ më nuk e lexojnë përmbajtjen e ushqimit. Kjo nuk do të thotë se gjithmonë këto ushqime janë të shëndetshme dhe nuk bënë të zgjidhet porcioni më i madh. Gjithmonë shikoni përshkrimin e kalorive, pasi përmbajtja mund të ju mashtrojë. Më pak yndyrë, për shembull do të thotë më shumë sheqer, andaj më mirë veproni në mënyrën e rregullt.
Dreka
Universiteti i Birmingemit, ka ardhur në përfundim se femrat që nuk hanë drekën si duhet, në 30% të rasteve hanë dhe gjëra të tjera më vonë. E kjo do të thotë, 30% më shumë kalori. Ndaleni telefonin, televizionin dhe kompjuterin, e fokusohuni 100% në gjellën që hani. Reduktoni më pas 100% gjërat tjera që hani, në mënyrë që të mos shtoni një kilogram më tepër në muaj.
Mëngjesi
Njerëzit që i ekspozohen rrezeve të diellit në mëngjes, kanë më shumë përparësi se ata që shfrytëzojnë këtë ngrohtësi pasdite, sepse drita e rregullon qarkullimin e gjakut, gjë që ndikon direkt në metabolizëm. Njeriut i mjafton vetëm gjysmë ore diell në ditë, mirëpo sa më shumë diell aq më mirë. Dilni për shëtitje në mëngjes apo bëni xhiro me biçikletë dhe digjni nga 250 kalori për 30 minuta. Kjo ju ndihmon të hiqni nga një kilogram në muaj.
Dhimbjet e kokës largohen me spec djegës
Konsumimi i specit djegës mund të jetë një mënyrë natyrale për të luftuar shumë sëmundje dhe për të pasur një organizëm shëndetshëm. Speci djegës është shumë efikas kundër migrenës dhe dhimbjes së kokës. Studimet kanë treguar se specat djegës mund të ofrojnë lehtësim të dhimbjeve nga migrena dhe sinusiti. Ato përmbajnë kapsaicinë, element ky që pengon transmetimin e dhimbjeve në tru. Konsumimi i specave djegës po ashtu nxit sekrecionet që ndihmojnë në pastrimin e mukozës së hundëve. Specat djegës kanë edhe veti antibakteriale që ndihmojnë për të luftuar infeksionet kronike të sinusitit. Kjo frutë djegëse ndihmon edhe në luftimin e kancerit. Kapsaicina jo vetëm shkakton djegie në gjuhë, por edhe vret qelizat e kancerit të prostatës.




