Depute ti i PD publikon videon: Pediatria e Lushnjes në gjendje skandaloze

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar në video të gjendjes skandaloze të pediatrisë së Lushnjes.

Në video shihet, lagështirë dhe rrjedhje uji në ambientet e pavionit, duke ngritur shqetësime për kushtet në të cilat trajtohen fëmijët.

Në reagimin e tij, deputeti ironizon situatën dhe u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes kur vizitojnë këtë pavion.

“Kujdes kur të shkoni në Pediatrinë e Spitalit në Lushnje. Ju lutem merrni edhe ombrellë me vete.

Reforma e thellë në shëndetësi ju fton të bëni kujdes në shkallë, pasi pavioni i Pediatrisë ndodhet në katin e katërt dhe ka rrëshqitje,” shkruan Korreshi në postimin e tij.

Share it :