Denoncimi i fortë i avokates: Djali i tezes i Irena Gjokës ’emëroi’ Dumanin! Ju tregoj për dosjen e ‘tokës në Surrel
Në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, avokatja Adriana Kalaja hedh akuza të rënda për sistemin e drejtësisë, i cili thotë ajo është kapur nga një organizatë e mirëfilltë kriminale. Mafia e instaluar në këtë sistem ka formën e rrjetit të merimangës thotë ajo.
Një pikë kyçe e akuzave është lidhja e dyshuar familjare mes ish-kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Alfred Balla, dhe gjyqtares Irena Gjoka. Sipas Kalasë, Balla, i cili është “djalë teze” i Gjokës, ka lobuar për emërimin e Altin Dumanit në krye të SPAK. Kjo lidhje, ka luajtur rol në mbrojtjen e gjyqtares gjatë procesit të vetingut dhe më pas.
Kalaja ngriti pikëpyetje edhe për dosjen e tokave në Surrel, ku ishte e përfshirë familja e kryeministrit Rama. Ajo theksoi se kjo çështje i ra për gjykim pikërisht Irena Gjokës, e cila, ndryshe nga rastet e tjera të ish-zyrtarëve të lartë, e konsideroi kryeministrin si “qytetar të zakonshëm” dhe e dërgoi çështjen për mosmarrëveshje kompetence në Gjykatën e Lartë.
Ky veprim, sipas saj, tregon një standard të dyfishtë dhe mbrojtje të hapur ndaj pushtetit ekzekutiv, në kontrast me ashpërsinë e treguar në rastet e tjera politike.
Pjese nga intervista
Flavio Qarri: Kush është bashkëpunëtori më i ngushtë i Irena Gjokës në këtë moment?
Adriana Kalaja: Për mua është SPAK-u dhe për mua ka patur një problem shumë të madh, që unë nuk e di në fakt pse është lënë në heshtje.
Ne kishim Irena Gjokën që gjykonte Ilir Metën dhe prokurori që përfaqësonte SPAK-un ishte Altin Dumani, po ndërkohë ishte dhe prokurori i prokurorisë së posaçme që po hetonte Irena Gjokën. Pra, Irena Gjoka kishte status juridik edhe gjyqtare, edhe person nën hetim. Nuk po themi e pandehur, sepse as person nën hetim, jo më kot nuk e bënë ato statusin, por e lanë regjistrim pa emër, deri në momentin që u bë pushimi i çështjes. Tani pikëpyetjet që unë kam në këtë pikë, pra unë them që është SPAK-u, bashkëpunëtori më i afërt i Irena Gjokës dhe jo më kot i foli nën-vetëdija Altin Dumanit kur dikur tha që afërmendsh gjykata vendos çfarë themi ne. Se për sa kohë që Altin Dumani ka të drejtë sipas ligjit që t’i vendosi në përgjime, edhe t’i arrestojë, pra çdo pushtet ka kaluar ke Altin Dumani, ke SPAK-u, fatkeqësisht edhe ke Klodian Braho, që unë nuk po shoh bën asnjë gjë, e prita se mund të ndryshonte diçka, por çdo gjë vazhdon në atë ullinë e vjetër dhe ndërkohë e gjithë kjo mini organizatë kriminale është nën drejtimin e Edi Ramës.
Edi Rama thashë ka ngritur atë strukturën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe nuk ka nevojë fare që të shkojë vetë apo t’i bëjë vetë telefonatat. Janë të gjithë këta shërbëtorë të devotshëm që edhe kur nuk e kanë mënd Rama, këto i shkojnë dhe i thonë, a ta bëj unë këtë për interesin tënd. Kështu që, se sa të pavarur janë institucionet nga SPAK-u dhe SPAK-u nga institucionet, mjafton të shikoni dokumentin që është vendimi për emërimin e Altin Dumanit në krye të SPAK.
Po të shikoni aty është kryetari i KLP-së, Alfred Balla. Ish-kryetari tashmë, është avokat, është djali i tezes së Irena Gjokës, Irenës me disa mbiemra dhe ka lobuar për ta bërë Altin Dumanin në krye të SPAK-ut. Mbaj mend se dhe ai konflikti ishte i stisur? Ishte konflikti gjoja për të na thënë ne se shkoi mafiozia tjetër Yuri Kim, donte Dumanin, Rama nuk e donte Dumanin, ishte e gjithë një situatë e stisur nga Edi Rama. Thashë, të gjitha këto i bën për efektet e tij dhe interesat e tij. Dhe është ky personi që nëpërmjet grupeve kriminale ka ndërhyrë në veting për Irena Gjokën. Për këtë nderin që i bëri Altin Dumanit dikur.
Një sistem ku vendimet merren me telefon, vendimet merren nga bandat kriminale dhe ku SPAK-u si prokuroria më e rëndësishme në vend ka jo dy, po disa standarte në mënyrën e ndjekjes penale dhe në mënyrën se si i bëhet presion qoftë qytetarëve të ndershëm.
Mbani mend se si merreshin dëshmitarët për çështjen e Arben Ahmetaj, për çështjen e Berishës, për çështjen e Malltezit e të tjera e të tjera.
Stefanaqi ka justifikuar 100 milionë lekë pasuri te Irena Gjokës. Ndërkohë që kolegët e Irenës kanë shkuar, kanë ikur nga vetingu ose nga sistemi për 1 milionë lekë të vjetra.
Unë do t’ju jap dhe një rast që është lënë pak pa vëmendjen e publikut. Irena Gjoka, Shpata, Maneku dhe ato mbiemrat e tjerë që mbajnë radhën, ka patur dhe një dosje shumë të rëndësishme. Si u justifikuan 100 milionë. Po ç’lidhje kishte Irena Gjoka, është një pyetje tjetër, me llogarinë e Stefanaqit në 2002-shin? Se kjo thotë kam bashkëjetuar në 2005-ën. Po çfarë lidhje kishte Irena Gjoka që të përfitonte nga pasuria e ish-bashkëshortes së Stefanaqit? E kupton? I mori burrin, i mori dhe ca pasuri e ca të ardhura. Domethënë është, përtej absurdes, përtej absurdes.
Ndërkohë, çuditërisht, edhe dosja e tokës në Surrel, pra asaj Lindës me katër mbiemra, i bie Irena Gjokës dhe çfarë bën Irena Gjoka?
Ndërkohë që Irena Gjoka kishte dhënë masa sigurimi personal shumë të rënda, qoftë për Jamarbërin, qoftë për zotin Berisha, çfarë bën? Edi Ramën e konsideron si një qytetar të zakonshëm dhe kur gjykata e Tiranës, kur një gjyqtar me integritet moral dhe profesional thotë që kjo çështje duhet të hetohet nga SPAK-u dhe të gjykohet nga GJKKO-ja, çfarë bën Irena Gjoka? E çon për mosmarrëveshje kompetence në Gjykatën e Lartë. Pra, ti mund të gjykosh si gjykatë e posaçme ish-kryeministrat, ish-presidentët, familjarët e tyre, ndërkohë, për ministrat, për kryeministrin…
Gjykata e Lartë atë ditë ka rrëzuar SPAK-un, po ka rrëzuar dhe GJKKO-në, se ishte po ky Altin Dumani, që është emëruar nga Rama. Çfarë bëri Altin Dumani në shkurt të 2024-ës? Do ta çojë për kompetenca në prokurorinë e Tiranës. Po pse nuk çove të zotit Berisha ti për kompetencë në prokurorinë e Tiranës? Jamarbër Malltezi nuk është zyrtar. subjekt i SPAK-ut. Ti kishe rastin për të çuar dosjen e Jamarbër Malltezit në prokurorinë e Tiranës çove dosjen e Edi Ramës’




