Demokracia, në një përfukufizim të thjeshtë, është diskutimi i ideve, çështjeve, propozimeve, qëndrimeve, të ndryshme dhe në fund, me mirëkuptim, miratimi i një prej tyre, ai/ajo me të cilin/cilin janë darkord shumica. Kjo mënyrë e marrjes së vendimeve në trojet shqiptare ka ekzistuar para se Europa të zbulonte shkrimet e grekëve të lashtë dhe të artikulonte fjalën demokraci. Pleqësia është një institucion shumë i lashtë në këto troje.
Demokracia është një metodë që nuk përdoret, dhe nuk është përdorur, vetëm për çështje publike, lokale apo kombëtare. Ajo është përdorur dhe në familje dhe familjet më të shëndosha historikisht kanë qenë ato që kanë patur mirëkuptim e harmoni mes anëtarëve të tyre. Çdokush ka përvojën e vetë në këtë drejtim, ose përvojën e vetë të leximeve në lidhje me këtë lloj tradite, por vlen të përmendet vetëm një. Kur dikush kishte vendosur të kërkonte nuse për djalin, ai e pelqëronte këtë vendim me rrethin familjar të tij, para se të shkonte për të kërkuar dorën.
Edhe pala tjetër, para se t’i kthente haber mikut, e pleqëronte “hallin” me anëtarët e familjes së tij. Demokracinë nuk e shpikën grekët, por nevoja e shoqërisë njerëzore për mirëkuptim e harmoni.
Historia e shtetit shhqiptar nuk e ka reflektuar shumë këtë pasuri kulturore të popullit të tij, me përjashtim, ndoshta, në mbledhjet e para të Kuvendit të Vlorës, kur pa votuar fare, anëtarët e kuvendit ranë dakord që qeveria të kishte numër të barabartë myslimanësh e të krishterësh, megjithëse myslimanët, në Shqipëri dhe në Kuvend ishin shumicë. Pastaj, votimi i ministrave u bë me votë, një votim i shkëlqyer.
Në Shqipëri ka një keqkuptim të madh kur gjykojmë periudhën e mbretërisë, sepse ajo vazhdonte të trajtohet si diktaturë ose autokraci. Ngatërrohen termat demokraci dhe pluralizëm politik. Mbreti, në asnjë monarki demokratike, nuk është i zgjedhur me votë. Deputetët e Kuvendit zgjidheshin me votë, pra, qytetarët kishin të drejtën e shprehjes së vullnetit të tyre. Nga mënyra e organizmit institucional, Shqipëria nuk ishte mbrapa vendeve të tjera europiane.
Me Gjermaninë, Italinë dhe Bashkimin Sovjetik, të cilat ishin diktatura totalitare, as që kishte të krahasuar. Shteti shqiptar kishte një kornizë ligjore që funksiononte dhe institucionet ishin të forta. Sa për shembull: kur Parlamenti hodhi në gjyq gazetarin Nebil Çika, me pretendimin për fyrje, gjykata vendosi në favor të gazetarit, duke e nxjerrë të pafajshëm. Ajo që erdhi pas monarkisë ishte një kopje e shëmtuar e totalitarizmit sovjetik.
Pluralizmi është diçka tjetër, organizmi i jetës politike përmes garës së partive. Në kohën e mbretërisë nuk kishte parti të mirëfillta, por jeta politike në Shqipëri ishte në fillimet e saj. Marrja e pushtetit me dhunë nga Fan Noli e polarizoi në skaj politikën dhe bashkëekzistenca e tyre u bë e pamundur. Kundërshtarët e Ahmet Zogut nuk ishin të paduruar dhe dritëshkurtër.
Që gjakrat të ftoheshin, duhet të kalonin një ose dy breza, sa të largoheshin nga skena ato personazhe. Ata që pranuan faljen e Zogut dhe u kthyen në Shqipëri kontribuan për shëndoshjen e pluralitetit aq sa ndikuan në demokracinë e brendshme të Partisë Demokratike ata kundërshtarë të Sali Berishës që u kthyen në partinë e tij në 2005.
Pluralizmi politik në Shqipëri fillon në 2008, por ka qenë shumë i sforcuar, ekzistonin programet dhe skemat politike në letër, por nuk ishin pjesë e mentalitetit të njerëzve që kishin marrë përgjegjësinë të hidhnin vallen e demokracisë. Të gjitha palët e pranonin parimisht garën, por brenda vetes mendonin vetëm veten fitues. Ky mentalitet çoi në prishjen e zgjedhjeve të vitit 1996 nga socialistët, e ky mentalitet krijonte dhe tensionet para, pas atyre zgjedhjeve dhe në gjithë zgjedhjet që pasuan, deri më 23 qershor. Kryetari i socialistëve, dy ditë pas fitores mbajti një fjalim shumë të mirë, me një artikulim të demokrati modern, por deri të shtunën në darkë ai ishte e kishte mbajtur gishtin në këmbëzën e kobures. Sikur PS të kishte humbur, ai do ta kishte shkrepur. Vetëm për këtë fakt, humbja e PD ishte fati i shqiptarëve.
PD, s’ka asnjë dyshim, që ka qenë forca konstruktive në demokracinë shqiptare, duke filluar që nga dita e parë e krijimit të saj, kur shqiptarët fituan lirinë, e deri më 26 qershor, kur Sali Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD. Më në fund, Shqipëria bëri zgjedhjeve që tregoi se ajo ka një demokraci, për shak të sjelljes së PD. Fitorja e zgjedhjeve ishte në favor të socialiste, kurse merita historike në favor të kundërshatrit të demokratëve.
Tani demokratët janë përballë një prove tjetër historike. Kryetari i saj dha dorëheqjen dhe me zgjedhjen e saj nuk bëhet vetëm zgjedhja e një kryetari të ri, por kalimi i stafetës në dorën e një brezi të tjetër. Në mbledhjen e kryesisë u ra dakord që kryetari i ri të zgjidhet me votimin një anëtar një votë, me pjesëmarrjen e gjithë anëtarëve të tij. Dyshimet janë të mëdha, këtë gjë e propagandoi dhe Edi Rama, kur erdhi në krye të PS, por nuk e respektoi kurrë. PD duhet të jetë serioze në këtë pikë, por duhet të bëjë më shumë. PD nuk duhet të kufizohet vetëm në zgjedhjen e kryetarit. Ajo duhet të fusë brenda saj demokracinë. Në fillim duhet të tregohet e hapur e gjithë atyre që janë larguar nga ajo parti për arsye të ndryshme dhe janë të gatshëm të kthehen. Para zgjedhjes së kryetarit duhet të bëhen zgjedhjet në nivelet e ulëta të partisë. Jo vetëm pse edhe strukturat lokale kanë duhen rifreskuar në emër të ndarjes me humbjen e 23 qershorit, por edhe t’u jepet një mundësi përfshirjeje, qoftë me votë e qoftë me kandidim, të larguarve. Njerëzit e pranojnë garën dhe, ata që humbasin, nuk largohen nga partia. Pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga mungesa e garës në konkurimin e kandidatëve të emëruar nga deputetët e zonës. Pas këtij procesi, ose njëkohësisht me të, mund të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të ri. Kandidatët e rinj është mirë të kenë platforma dhe të bëjnë fushatë. Pas kësaj, demokracia duhet të shtrihet në gjithë strukturat e tjera të PD. Edhe përgatitja e listave të deputetëve, megjithëse ligjërisht firmoset nga kryetari, duhet t’i nënshtrohet një votimi të brendshëm në parti, duke filluar që nga baza. Nuk ka kuptim që një qarku t’i çohen kandidatë që baza nuk i do. Kryetari i partisë, sigurisht, e ka ndikimin e në hartimin e listave dhe s’ka nevojë përse t’i përgatitë ato vetëm me një grup të ngushtë njerëzish, të cilët ushtrojnë ndikim, por nuk marrin përgjegjësi. Me rastin e zgjedhjes së kryetari të ri, PD ka mundësinë më të mirë për t’u bërë një parti model. Ky nuk është një vizion afatgjatë, njerëzit shikojnë dhe përfitimet mund të jenë të mëdha që në zgjedhjet e ardhshme.





