Nga “The Time”
Në përgjithësi studiuesit tregojnë se shumë çifte që u puthën ishin në proporcional me nivelin e kënaqësisë së marrëdhënies së tyre. 59% e burrave dhe 66% e grave i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, sepse njëri prej tyre ishte një puthës i keq.
Puthja e parë është një rrezik i nevojshëm në çdo marrëdhënie që nis të lulëzojë seksualisht. Një studim i fundit zbuloi që 59% e burrave dhe 66% e grave raportuan se gjërat janë thyer me një partner të mundshëm për shkak të “puthjes së keqe”.
Njerëzit kujtojnë puthjen e parë më gjallërisht sesa kur kanë bërë seks për herë të parë.
Psikologu John Bohannon nga Universiteti Butler ka zbuluar se shumica prej nesh mund të kujtojnë deri në 90% detaje të një puthjeje të parë romantike. Në studimin e tij me 500 njerëz, shumica ka kujtuar këtë përvojë.
Filmat si “Pretty woman” ka thënë se prostitutat nuk puthin në buzë, sepse kjo është shumë intime.
Dhe ky fakt është i vërtetë. Takimi duke u puthur buzë më buzë ka qenë i zakonshëm në mesin e grave të “profesionit të vjetër” për një kohë shumë të gjatë. Sociologët Joana Brewis dhe Stephen Linstead raportojnë se prostitutat shpesh nuk puthen, pasi ato kërkojnë një “dëshirë të vërtetë dhe dashuri nga personi tjetër”. Duke shmangur buzët e një klienti, ato i mbajnë më mirë gjendjet emocionale të ndara nga puna e tyre.
Meshkujt të cilët puthin gratë e tyre para se të shkojnë në punë, jetojnë pesë vjet më gjatë, të bërit 20-30% më shumë para dhe kanë më pak gjasa të bëjnë aksident me makinë.
Këtë e thotë një studim i ndërmarrë në Gjermani në vitet ‘80. Hulumtuesit gjithashtu thonë edhe të kundërtën, nëse burrat nuk puthin gratë e tyre para se të shkojnë në punë, në mëngjes, kanë mundësinë më të madhe për të bërë aksident me makinë, probabiliteti llogaritet me 50%. Psikologët nuk e besojnë këtë se puthja është përgjegjëse dhe bën dallimin, por thonë se sa më shumë puthje të marrësh, ka më shumë gjasa për të filluar ditën me një energji pozitive, duke kaluar një mënyrë jete të shëndetshme.
Pse puthemi?
Të puthurit është si një test, nëse dikush mund të jetë një mik i mirë. Ekziston një marrëveshje në zbulimet shkencore të sociologjisë, quhet edhe spekulim, megjithatë thonë se puthja mund të ketë evoluar për të na ndihmuar në zgjedhjen e një partneri të përshtatshëm. Shkëmbimi i nuhatjes, i prekjes dhe informacionet e ndjeshmërisë mund të shkaktojnë mekanizmat e pavetëdijes që na udhëheqin ne në vendimin nëse duhet të vazhdojmë, dhe një puthje madje mund të na tregojë ne nivelin e partnerit potencial për t’u lidhur, angazhimin dhe pajtueshmërinë gjenetike.
Hulumtimet
Hulumtimet thonë për shkencën e të puthurit: çfarë janë duke na thënë buzët tona,
na shfaq ndarja e madhe gjinore, në mënyrën se si puthja perceptohet.
Kjo ka më tepër rëndësi për gratë sesa për burrat. Gratë janë të fokusuara në dhëmbët e burrave dhe higjienën e tyre, ndërsa meshkujt ka gjasa ta shohin të puthurit më shumë si një hap të thjeshtë drejt seksit.
Çfarë po na thonë buzët tona:
Gratë më shumë e shohin puthjen si një mënyrë të mirë për të vlerësuar partnerin potencial apo për të iniciuar, ruajtur dhe monitoruar një marrëdhënie afatgjatë. Ato e lidhin gjithashtu frymën dhe shijen e puthjes së burrit për të përcaktuar momentin apo të ardhmen. Gratë janë të interesuara të shikojnë shëndetin e dhëmbëve dhe vlerësojnë përvojën e puthjeve shumë më tepër se burrat. Meshkujt, nga ana tjetër, janë më pak përzgjedhës për puthjen dhe shumë më të interesuar në tërheqjen e fytyrës dhe trupit.
Si mund ta zbuloni nëse dikush do t’ju puthë?
Kjo dilemë ndoshta prodhon më shumë nervozizëm dhe ngathtësi më shumë se çdo gjë tjetër që lidhet me puthjen.
Të gjithë kanë rënë dakord për këtë. Kjo është një çështje personale e partnerit; kur ai ka qëllime romantike, vendos për të puthur.
Është e rëndësishme të thuhet nëse janë ose jo qëllimet e tua romantike, për të puthur një person tjetër në faqe ose kudo, është e nevojshme për të lëvizur në “hapësirën personale” të atij individi.
Për këtë duhet një nivel i lartë besimi, pritshmërie. Duke dhënë një puthje miqësore nuhatet ose pranohet një e tillë, përbën një gjest të pashprehur pranimi.
Ky është momenti më i vështirë për të dyja palët, kur edhe gjërat bëhen akoma më të vështira.
Këshilla për gratë
Për artin e puthjes, William Cane pyeti burrat se cila është ankesa e tyre më e madhe dhe dëshira në lidhje me puthjen.
Zonjat duan të bëjnë djemtë të mendojnë se ju jeni një puthës i mirë? Disa nga arritjet e kërkimeve janë: Të hapin gojën më shumë. Kërkimet tregojnë se burrat preferojnë “puthje me lagështirë me më shumë veprim të gjuhës”.
Më shumë inicim. Të jetë më agresive me gjuhën tuaj dhe të marrë pjesë aktive në puthje. Ju ndoshta mund t’u thoni atyre: Stop, ndalo, pra t’i pengoni.
Këshilla për meshkujt
Mos e çoni gjuhën tuaj poshtë fytit. Kjo ishte ankesa më e shpeshtë e grave. Ju jeni duke e puthur atë, jo duke u përpjekur të çoni embrionin tuaj në barkun e saj!
Bëni kujdes, ju duhet t’i përshtateni frymës së saj. Troç, sigurohuni se jeni duke e lejuar atë të marrë frymë. Gratë kanë tendencë për të shijuar puthjen më shumë, por jo kur janë duke u mbytur. “Dëgjoni” mënyrën se si ajo është duke ju puthur. Ecni me ritmin e saj. Përgjigjuni veprimeve të saj. Të udhëheqësh dhe të jesh agresiv mund të jetë mirë, por të jesh i pavëmendshëm është e keqe. Gratë gjithashtu ankohen se meshkujt kur puthin, janë si makinë, ato kërkojnë të jenë më krijues.




