Çfarë mund të bëni me xhinset e vjetra

2siXhinset janë veshja më e dashur e burrave dhe grave në gjithë botën. Secili prej nesh ka xhinset e tij të dashura. Por, çfarë të bëjmë kur ato vjetrohen dhe s’mund t’i mbajmë më tepër? Një nga ditët tona më të këqija është dita kur shohim se duhet të ndahemi nga xhinset tona të preferuara. Nëse ju vjen keq t’i hidhni në shportë, shihni mundësitë që ofrojmë për ripërdorimin e tyre. Thjesht pritini xhinset në formë rrethore, qepjani një varëse, si dhe përpiquni të vendosni ndonjë zbukurim tjetër si zinxhir apo rrip. Në blogun “Thinkcrafts” është gjetur një ide fantastike për prerjen e një shalli nga xhinset e vjetra. Thjesht pritini xhinset në shirita të hollë dhe thurini pastaj ato në formë gështenje derisa të bëhet një shall.

Share it :