Çështja CEZ-DIA/ Zhllima: Dumani, Kraja, Kllapi e Erjon Çela, pakt me njëri-tjetrin kundër presidentit Meta
Avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Gylsen Zhllima, ka deklaruar se një grup personash, zyrtarë dhe ish-përfaqësues të çështjes CEZ-DIA, kanë krijuar një pakt kundër Metës, duke u koordinuar për të bërë akuzime ndaj tij.
‘Drejtësia është mbi faktet, jo mbi perceptime publike dhe mënyrën se si kanë perceptuar zoti Dumani, zoti Kraja, zoti Kllapi, zoti Erjon Çela, që kanë bërë një pakt me njëri-tjetrin kundër presidentit të Partisë së Lirisë.’ – u shpreh Zhllima.
Zhllima theksoi se perceptimet publike dhe interpretimet e dëshmive po përdoren për të justifikuar këtë pakt, ndërkohë që fakte të reja dhe dokumente të dorëzuara nga mbrojtja tregojnë gabime dhe kontradikta në dëshmitë e mëparshme.
Ai ftoi palët kundërshtare të ballafaqohen me këto prova në seancat e ardhshme, duke e bazuar gjykimin mbi fakte konkrete dhe jo mbi perceptime ose marrëveshje të fshehta mes disa aktorëve.
Zhllima:
Unë dua të vijoj përsa i përket letërs së komisionit parlamentaredhe dëshmisë së ndjerit Dritan Prifti. ÇEZ-DIA ka protagonist përsëri të ndjerin Dritan Prifti. Është e çuditshme që të kemi po të njëjtin person protagonist në dy raste të ndryshme që donin me detyrim të vendosnin zotin Meta pjesë të lojës. Dhe ajo që është më e çuditshme, në dëshminë e 2015-ën, i ndjeri thotë në fund: “Nuk kam qenë në dijeni unë, edhe ministria”. Kur në dëshminë e Hejsek, të thotë, “Shiko, ne kemi folur edhe kemi marrë kontakte me MET-en”. Pra jo Meta. Meten. E kuptoni si është? Me kllapa. Jo zoti Kllapi, po me kllapa. Që do të thotë METE. Jo Meta.
Kjo që të sqarohet edhe te zoti Kllapi sepse e pashë në seancë kishte pak problem, edhe me një rast tjetër që në vend të thoshte muajin qershor të 2009-ës, tha muajin tetor të 2009-ës. Janë gabime proceduriale apo janë gabime njerëzore, të pa, të falshme janë nga ana jonë. Po gjithësesi, në rast se ka, ekziston një drejtësi e pavarur e paanshme, besoj se do t’i falet ajo, ai gabim procedural që ai bëri. Por gjithësesi, që të përfundojë, këto tre akte që ne i publikojmë, janë këtu. Nuk po shpikim, dhe nuk po justifikojmë zotin Meta, po thjesht dalin faktet këtu, se si ka mundësi zoti Hejsek mos përmendi zotin Meta dhe zoti i ndjeri Dritan Prifti e përmend.
Ne në bashkëpunim me personin që përfaqësojmë, Presidentin e Partisë së Lirisë, dalim këtu edhe paraqesim fakte. Në rast se palët kundërshtare do të kishin ndonjë pretendim, ne i ftojmë, i provokojmë, ejani të përballemi me këto fakte këtu. Po me asgjë tjetër.
Jo perceptim publik. Se dhe unë perceptim publik mund të bëj për çdo person. Edhe ju për mua, është e drejtë kjo, është një e drejtë. Pra perceptimi është gjë tjetër, është mënyra e vlerësimit të njeriut, si vlerëson për tjetrin. Por e vërteta është që ne duhet të flasim mbi fakte.
Drejtësia është mbi faktet, jo mbi perceptime publike dhe mënyrën se si kanë perceptuar zoti Dumani, zoti Kraja, zoti Kllapi, zoti Erjon Çela, që kanë bërë një pakt me njëri-tjetrin kundër presidentit të Partisë së Lirisë. Mundet të na thonë çfarë ka ndodhur konkretisht në rastin e zotit Meta në seancën që do të vijë në themel në vijim. Faleminderit.



