Bushati: SPAK u krijua për të dështuar, forcoi pushtetin e Ramës duke arrestuar opozitën në vit elektoral

Bushati: SPAK u krijua për të dështuar, forcoi pushtetin e Ramës duke arrestuar opozitën në vit elektoral

Gazetari Andi Bushati e ka cilësuar SPAK si një mekanizëm, që nga fillimi nuk ka qenë i ndërtuar për të bërë drejtësi, por për të ndikuar në balancat politike në vend.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, Bushati argumentoi se si veprimet e këtij institucioni kanë dobësuar opozitën dhe kanë forcuar më tej pushtetin e kryeministrit Edi Rama, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi rolin real të drejtësisë në Shqipëri.

Andi Bushati: Tani pyetja që shtrove ti a dështoi SPAK-u, për mua është sikur prap presumon sikur SPAK-u ishte nis prej një rrugë të mirë dhe dështoi rrugës. Për mua ai është projektuar si dështim në kuptimin e një organizmi që do bëjë drejtësi. Dhe në këtë kuptim që unë them, po dështonte, unë do isha njeriu më i lumtur në botë. Pse do isha njeriu më i lumtur në botë po dështonte? Se deri tani SPAK-u ka qenë një mekanizëm keqbërës për këtë shoqëri. Në kuptimin që edhe pak fije pluralizmi politik që kishte ngelur, SPAK-u e ka prishur. Sot Edi Rama është më i fortë, është autokrat edhe si rezultat që ne kemi qenë një vend me SPAK. Po të ishim pa SPAK, opozita do kishte bashkinë e Himarës, një nga kryetarët e partisë të opozitës nuk do ishte në burg, Sali Berisha nuk do ishte i izoluar dy vjet e të tjerë e të tjerë.

Pra, se e kam parë këtu para se të hy në studion juaj, luajnë gjithmonë shah. Domethënë kush shahist nuk do falte ushtar, në qoftë se kundërshtari i merr mbretin dhe mbretëreshën. Këtu SPAK-u njërës palë i ka marrë mbretin, mbretëreshën, i ka goditur gjithçka, këtij i ka marrë, ka marrë numra po ushtarë të ndryshueshëm ka marrë. Kështu që në këtë kuptim nuk duhet të shqetësohemi që pse SPAK-ut po i thyen turitë Edi Rama. Po t’i thyeshin realisht SPAK-ut turitë, për shoqërinë shqiptare do ishte mirë, sepse do ktheheshim në atë që të paktën thotë Lubonja, në atë pluralizmin e bandave, që do kishim pole që do kishim fuqitë e tyre. SPAK-u hyri dhe u bë palë. Në këtë kuptim, sa më shpejt të iki, aq më mirë është. Por unë mendoj, pavarësisht se ne sot. Domethënë, unë mendoj që Rama, pavarësisht se ne debatojmë sot që SPAK-u është kundër Ramës, Rama do ta kufizojë, Rama nuk mund të kufizojë një organizëm që i ka zgjatur pushtetin.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :