Bushati: Kur demokracia ngushtohet duhet përdorur zjarr dhe dhunë
Fati i godinave të trashëguara nga periudha e komunizmit vazhdon të jetë një temë e nxehtë debati, duke ndarë opinionin publik dhe analistët mes nevojës për të ruajtur kujtesën historike dhe dëshirës për t’i hapur rrugë zhvillimit të ri urban.
Gjatë një diskutimi në studion e Çim Peka Live, analisti Andi Bushati nxori në pah pikëpamjet e kundërta, duke marrë si shembull polemikat rreth “Vilës së Enverit” dhe duke i krahasuar ato me praktikat ndërkombëtare, si menaxhimi i së kaluarës naziste në Gjermani apo fati i Pallatit të Çausheskut në Rumani.
Disa objekte duhen ruajtur dhe transformuar, por jo shkatërruar, theksoi Bushati, duke shtuar se ruajtja e tyre nuk bëhet për të parë me nostalgji të kaluarën, por për të mësuar prej saj.
‘Kur demokracia ngushtohet unë jam për përdorimin e zjarrit dhe dhunës, jam i bindur për këtë’, theksoi Bushati.
Berlinin ti e ke mbushur nga muzetë si jetohej në komunizëm e deri… komunizëm po flasim. Edhe Holokausti është e njëjta gjë. Pra me atë mendim, ti këtë vend ku është bërë një nga genocidet më të mëdhaja të njerëzimit…e kam bindje që disa gjëra duhen ruajtur, padyshim, jo për t’u parë me syrin e atëhershëm, sepse ti këtu the me të drejtë dhe ta pashë që edhe e kishe shkruar.
Pra, ideja ose ironia, të gjithë ata që ishin për shembjen e teatrit, u merakosën për vilën e artistëve. Por nga ana tjetër unë mendoj që edhe të gjithë ata që ishin për mosshembjen e teatrit duhen të jenë për ruajtjen e asaj vile, padyshim duke u transformuar.
Ti sot nuk mund t’i kërkosh për shembull rumunëve ta bëjnë disko pallatin e Çausheskut. Ai shihet atje sepse është pallati i Çausheskut. Natyrisht duke reflektuar ç’ka qenë Rumania e asaj kohe e të tjerë.
Por kjo nevoja jonë për të rrafshuar herë pas here historinë e për të ngritur histori të reja, ashtu siç po bëjmë me kullat e sotme, që gjithçka duhet shembur sepse gjithçka duhet bërë e re, është një mohim i vetvetes në thelb.
Shkohet dhe vizitohet, nuk e kanë bërë disko. Pra, nuk kanë bërë atë që kemi bërë ne këtu me piramidën. Kur demokracia ngushtohet unë jam për përdorimin e zjarrit dhe dhunës, jam i bindur për këtë.”- tha Bushati.




