Burri që flet me ëngjëjt

“Nuk janë bjond me sy bojëqielli ,nuk kanë as krahë, ëngjëjt janë sfera të pastra drite dhe komunikojne me ne mendërisht dhe unë i përkthej ato mendime në mesazhe”. Pas vdekjes ka një botë plotë dritë, ku jetojnë ëngjëjt dhe shpirtërat , do të doja qe njerëzit ta dinin qe asnjë gjë nuk mbaron, gjithçka vazhdon në një dimension tjetër, e kam parë më sytë e mi

 

engjelliE quajnë “burri që flet me ëngjëjt”, pasi pretendon se i shikon dhe komunikon me ta gjithmonë, cdo ditë. Sigurisht është një fenomen tepër i vecantë, disa e quajnë të pabesueshëm, disa bëhen kurioz dhe flasin rreth tij, por dicka është e sigurt, të gjithë flasin rreth tij. Ky djalë është i pari i cili e kupton sa të pabesueshme mund të duken fjalët e tij, sa e vështirë është ti besosh ato. “Është detyra ime, jam i përzgjedhur për të përhapur mesazhet e tyre”, thotë duke qeshur. Adamo Cirelli, lindur më 1978 në Torino të Italisë. “Jam një djalë i thjeshtë, pjestar i një familjeje që ka pasur nje dhuratë të madhe sepse jam vazhdimisht në kontakt me etnitetin ëngjëllor dhe me shpirtrat udhëzuëes”- thotë ai. Etniteti ëngjëllor është dritë e pastër që na shoqëron nga momenti i parë i lindjes sonë e gjatë gjithë udhëtimit në tokë, ndërsa shpirtrat udhëzuëes janë prindrit tanë , gjyshërit ose të afërm të tjerë që kanë kaluar në botën tjetër e tani na rrinë afër shpirtërisht për të na ndihmuar e këshilluar, “një dhuratë”, e quan ai edhe pse në pamje të parë duket gati si një dënim  “Kur një ëngjëll ka një mesazh për të përcjellë, Adamo nuk mund ti shmanget duke mos e degjuar apo mos e shpërndarë dhe ndonjëherë tregon se merr makinën dhe bën dhjetra kilometra për të çuar mesazhin në vendin e caktuar. Shpesh vijnë me zemër nga nata , “po, ëngjëjt më flasin në vazhdimësi, në fakt pothuajse nuk fle pothuajse kurrë! Megjithatë nuk ndjehem kurrë i lodhur, marr prej tyre energjnë , jetoj në normalitet dhe qetësi , tashmë janë pjesë e jetës sime”.

Historia

Ai tregon se që kur ishte gjashtë vjeç ka filluar të shikojë këto etnitete të mbinatyrshme por në atë kohë nuk arrinte ti kuptonte apo ti shpjegonte. Në moshën shtatë vjecare ka dëguar zërin e gjyshit të tij përmes një drite i cili thoshte se ishte mirë, kur shkon në shtëpi e ëma i thotë se gjyshi kishte vdekur. Nuk është kjo e vetmja dramë që ka përjetuar në fëmijërinë e tij, por ëngjëjt e kanë ndihmuar të kapërcejë shumë momente tragjike, “Duke ditur që do të ndodhë dicka tragjike më ndihmon më mirë ta përballojë , duke e ditur diçka që para se të ndodhë, mund të gjeje rrugën të cilën duhet të ndjekë”.

Njerëzit

Ai është me fat që i shikon dhe i dëgjon shpirtrat udhëzues ose ëngjëllin për të cilin betohet qe e ka gjirthmone afër, por me ne cfarë ndodh? Adamo thotë se të gjithë mund ti dëgojmë, dhe nuk është nevoja të ndjekim ndonjë ritual, sa herë na ndodh gjatë një dite që të mbyllim sytë dhe të provojmë të komunikojmë me ëngjëllin tonë? Nuk na ndodh asnjherë. Jemi shumë të zënë me anën materiale te jetës së përditshme dhe nuk gjejm kurrë kohën të flasim me ta. “Nuk janë bjond me sy bojëqielli ,nuk kanë as krahë, ëngjëjt janë sfera të pastra drite dhe komunikojne me ne mendërisht dhe unë i përkthej ato mendime në mesazhe. Të flasësh për të kaluarën e figurave ëngjëllore të ç con në një pyetje të pashmangshme : Çfarë ka pas vdekjes? Adamo Cirelli përgjigjet pa ndrojte sepse e ka parë: Pas vdekjes ka një botë plotë dritë, ku jetojnë ëngjëjt dhe shpirtërat , do të doja qe njerëzit ta dinin qe asnjë gjë nuk mbaron, gjithçka vazhdon në një dimension tjetër, e kam parë më sytë e mi! E di që është shumë e vështirë të besohet kur nuk e shikon , por “iu siguroj që jeta nuk mbaron vazhdon përgjithmonë”.

 

 

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.