Bulqizë/ Bie aksidentalisht në 160 metër thellësi, humb jetën minatori Nela

miniereNjë 50-vjeçar është viktima e radhës në minierat nxjerrjes së kromit në Bulqizë që ndodhen në pronësi të kompanisë Alb Chrome. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka humbur jetën aksidentalisht 50-vjeçari Jonuz Nela, i cili ka rënë nga një lartësi prej 160 metrash. Sipas burimeve, ai ka rënë në tunelin e ashensorit pas përfundimit të turnit të tretë, duke humbur jetën. Nga hetimet e para mësohet se 50-vjeçari, i cili punonte në pozicionin e sinjalistit, prej 20 vitesh do të futej në ashensor për shkuar në thellësinë e minierës, por ashensori nuk ndodhej në sipërfaqe duke bërë që Nela të rrëzohet në gropën e ashensorit. Trupi i tij i pajetë përfundoi mbi ashensorin që ndodhej në thellësi. Të parët që morën vesh për ngjarjen e rëndë ishin kolegët e tij, që më ndihmën e ashensorit e ngritën sipër trupin e pajetë të 50-vjeçarit, që i shtohet listës së gjatë të minatorëve që kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës. Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor dhe punonjësit e Inspektoratit të Punës, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. Ndërkohë lidhur më këtë ngjarje ka reaguar nëpërmjet një deklaratë për shtyp edhe kompania Alb Chrome. Një njoftim thuhet se “mëngjesin e sotëm në minierën e Bulqizës nga ana e punonjësve të sektorit të pompimit në pusin A2 u gjet pa jetë trupi I, Jonuz Nela, sinjalist pranë kësaj miniere. Kjo hapësirë e minierës shërben për të lidhur nivelin e 9-të me nivelin 5-të, përdoret për nxjerrjen e ujërave dhe është një zonë ku ndalohet hyrja e punonjësve që nuk janë të autorizuar. Distanca maksimale midis nivelit 9 deri në fund të pusit A2 është 160 metra. Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar policia ashtu edhe RISHM për të ofruar ekspertizën e nevojshme dhe për të verifikuar situatën. Aktualisht po pritet që të dalë një vendim i ekspertëve mbi atë që mund të ketë ndodhur në minierë”.

Share it :