Braimllari: Nisma AntiKÇK për të tërhequr vëmendjen nga skandalet, show mediatik i sponsorizuar nga Rama

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka goditur serish kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se: “Anti KÇK nisëm anti-kushtetuese, show mediatik i sponsorizuar nga Rama. Rikthen policinë e diktaturës. I gjithë ky aksion show mediatik për të tërhequr vëmendjen nga problemet e përditshme në të cilën ndodhet vendi. Shkatërrimi i ekonomisë, kosto e lartë e jetesës, pagat e ulta, mungesa e vendeve të punës, mungesa e investimeve në vend, shpopullimi i vendit dhe largimin e të rinjve nuk mund të mbulohen me një nisëm anti-kushtetuese të Edi Ramës. Politika duhet të kthejë vëmendjen tek qytetarët. LSI angazhohet maksimalisht për të krijuar mundësi punësimi, vende pune të mirëpaguara, siguri publike dhe për të kthyer të rinjtë në vend me qëllim që ato të kontribuojnë në vendimmarrje por dhe në zhvillimim ekonomik të vendit”./RTV Ora

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :