“Jemi në prag të zhdukjes së re. Pa marrë parasysh se sa mundohemi ta shmangim këtë, kjo nuk varet nga ne”, thonë shkencëtarët. Lloje të bimëve dhe kafshëve sot zhduken një mijë herë më shpejt se sa para paraqitjes së njeriut në Tokë. Nga një mijë lloje, brenda një viti zhduken rreth 100 për tyre. Në studimin të cilin e kanë kryer biologët nga universiteti Duke, janë ndjekur shkallët e zhdukjes në të kaluarën dhe tani dhe është vërejtur se zhdukjet e llojeve të kafshëve dhe bimëve në të kaluarën kanë qenë shumë më të ngadalta se tani. Llojet në Tokë tani zhduken dhjetë herë më shpejt se sa që mendonin shkencëtarët, ka deklaruar biologu Stuart Pimm. “Jemi në prag të zhdukjes së re. Pa marrë parasysh se sa mundohemi ta shmangim këtë, kjo nuk varet nga ne”, thotë Pimm. Dikur shkalla e ngordhjes në botën e bimëve dhe shtazëve, ishte 0,1, ndërsa sot 100. Pra, nga 1000 lloje, brenda një viti zhduken 100. janë shumë faktorë që ndikojnë në zhdukjen më të shpejtë, por kryesori është humbja e vendbanimeve. Bimët dhe shtazët më nuk kanë vend për jetesë, duke marrë parasysh zgjerimin e racës së njerëzve. Aty janë edhe ndryshimet klimatike, të cilat e rrezikojnë botën bimore dhe shtazore. Shembulli më i mirë është Marmoseti shkurtabiq, një lloj majmuni i cili jeton në Brazil, por tani për shkak të prerjes së pyjeve, gjendet në listën e llojeve të rrezikuara. E njëjta gjë është edhe me peshkaqenin e bardhë, i cili dikur ka qenë grabitqari më i përhapur në det, por për shkak të gjuetisë së madhe, sot rrallë mund të shihet. Shkencëtarët thonë se nëse nuk ndërmerret ndonjë gjë, edhe peshkaqeni i bardhë do të përfundojë si dinozaurët. Deri më sot pesë herë jeta në Tokë ka qenë afër zhdukjes së plotë, çka shpesh është lidhur me goditjen e meteorëve. Para 66 milionë viteve, nga faqja e dheut ishin zhdukur dinozaurët dhe tri nga katër llojet në Tokë. Para rreth 252 milionë viteve, janë zhdukur rreth 90 për qind të të gjitha gjallesave të gjalla. Mirëpo, shkencëtarët nga universiteti Duke, mendojnë se nuk është humbur gjithçka. Shembull është majmuni i artë Tamarin, i cili ishte në prag të zhdukjes për shkak të prerjes së pyjeve në Brazil, mirëpo, me shumimin e tyre në strehimore dhe me gjetjen e vendbanimeve të reja, njerëzit kanë ndihmuar që ky lloj të mbijetojë.
Gruaja e kthyer në gur
Niobi, ishte një figurë e lashtë mitike, madje nga më tragjiket. Të dhënat e para për të na i jep Homeri në “Iliadë”. Mitet e saja, që filluan nga Teba dhe Azia e Vogël, shumë shpejt u bënë të njohura në të gjithë Greqinë e lashtë. E konsideronin të bijën e mbretit të Frigjisë, Tantalit dhe Dionës ose Diës. U martua me një prej Dioskurëve të Tebës, Amfionin, me të cilin bëri gjashtë djem dhe gjashtë vajza (ndërsa Ovidi thotë se bëri katërmbëdhjetë fëmijë gjithësej, pra shtatë djem e shtatë vajza). Por Niobi, si nënë e shumë fëmijëve që ishte, ndjeu një krenari të paparë, aq sa s’nguroi të mburrej para zotave, duke thënë se ishte më e zonja se Litoja që lindi vetëm dy fëmijë. Litoja, tejet e e fyer nga mënyra e të shprehurit të Niobit, vendosi të hakmerrej, duke vënë në armiqësi të bijtë e saj, Apollonin dhe hynjinë Artemidë me fëmijët e Niobit.Artemida vrau me shigjeta brenda anaktorit të saj (Tebë) të bijat e Niobit, ndërsa Apolloni mori përsipër ekzekutimin e meshkujve të familjes, të cilët i gjeti tek gjuanin. Sipas poetëve më të rinj, nga kjo vrasje shpëtuan Amiklas dhe Melivia ose Amfioni dhe Hlorida që më vonë u martua me Nileun. Për nëntë ditë me rradhë fëmijët e Niobit mbetën të pavarrosur, sepse çdokush që guxoi t’i varroste u shndërrua në gur (nga Zeusi). Ditën e dhjetë trupat e pajetë u varrosën nga vetë zotat e Olimpit. Pas tragjedisë së ndodhur Niobi nuk arriti të vinte kurë në vete, e keqja e kishte mposhtur të tërën. Qëndroi pa folur dhe pa ushqim për shumë ditë dhe pastaj u kthye tek i ati, në Sipilo, ku u shndërrua në gur, siç u kishte kërkuar zotave. Nga ai gur, që kishte formë gruaje, rridhnin lotë të pashtershëm. Në malin Sipilo akoma dhe sot ekziston një gur në formën e gruas së trishtuar, ashtu siç e pa Pafsania në kohën e tij.




