Boçi: PD do të marrë pjesë në Komisione, vendimet duhet të jenë me konsensus

Boçi: PD do të marrë pjesë në Komisione, vendimet duhet të jenë me konsensus

Luçiano Boçi, ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga Komisionet e Reformës Territoriale dhe Zgjedhore, duke theksuar se këto procese janë të rëndësishme për vendin.

Boçi sqaroi se pas diskutimeve në kryesinë e vogël të PD-së, është vendosur që grupi parlamentar të vijojë pjesëmarrjen në komisionin zgjedhor dhe të ndjekë agjendën e komisioneve.

“Ne nuk e bojkotojmë komisionin, do të njoftojmë për gatishmërinë e grupit të PD për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme,” u shpreh ai.

Ai pranoi se brenda grupit parlamentar ka pasur mendime të ndryshme, përfshirë edhe sugjerime për braktisje, por theksoi se vendimmarrja është bërë në mënyrë demokratike.

Sipas tij, komisioni më i rëndësishëm mbetet ai i mandateve, ku duhet të ketë një dalje konsensuale.

“Duhet të ketë një dalje dhe duhet të jetë konsensuale, përndryshe paska qenë proces i paravendosur,” tha Boçi.

Share it :