Boçi: Dëmi në aksin Elbasan-Qafë Thanë, pasojë e paaftësisë dhe korrupsionit të qeverisë

 

Deputeti i PD, Luçiano Boci, në një postim në rrjetet sociale u ndal te deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me shembjen e segmentit në aksin Elbasan-Qafë Thanë, në Librazhdi.

Boci e konsideron këtë justifikim si një mashtrim të pastër dhe thekson se reshjet e shiut nuk janë shkaku i shembjes, por korrupsioni dhe paaftësia në menaxhimin e projekteve të infrastrukturës.

Në postimin e tij, Boci sjell të dhënat e vitit, që hedhin poshtë pretendimet e gënjeshtara të qeverisë, duke e vënë theksin në keqadministrimin dhe neglizhencën që ka çuar në dështimin e këtij segmenti të rëndësishëm.

 

 

 

Postimi i plotë:

MASHTRIMI S’KA BRIRË

Rama mashtroi kur deklaroi se shembjen në aksin Elbasan-Qafë Thanë, në pjesën e Librazhdit, e shkaktuan reshjet e shiut.

Por çfarë thonë të dhënat?!!!

Ato hedhin poshtë pretendimet gënjeshtare të Ramës.

Ky vit është pothuaj i njënjtë me çdo vit tjetër pararendës.

Viti më me shumë reshje për janar-shkurt është 2023.

Diferencat midis viteve janë kaq minimale sa s’mund të gjesh këtë arsye.

Tabela flet qartë!

KORRUPSIONI DHE PAAFTËSIA SHEMBËN SEGMENTIN!

Share it :