Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë për takimin e së dielës me emigrantët përveçse ka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës helene pasi ndodh në 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, ka detyruar autoritetet në kryeqytetin grek që të marrin masa të forta sigurie.Sipas mediave greke masat e sigurisë do të jenë drakoniane, ndërsa në dispozicion të Ramës do të vendosët edhe një automjet i blinduar tip “BMW” për ta bërë sa më të sigurtë vizitën e tij.Sipas informacioneve, Rama do të mbërrijë në Greqi mëngjesin e së dielës dhe do të shkojë direkt në stadiumin e mbyllur të Galatsit, ku salla “Christmas Theatre” është përzgjedhur nga organizatorët për zhvillimin e tubimit.




