Top Story vendosi të blejë tre medikamente të ndryshme për dhimbjen e kokës. Të treja këto medikamente kanë hyrë kontrabandë nga Greqia dhe tregtohen në një farmaci në zemër të kryeqytetit.
Një tjetër problematik me të cilën përballen qyterat janë edhe barnat kontrabandë që qarkullojnë në Shqipëri. Si gjithmonë medalja ka dy anë, nga njëra anë këto medikamenet janë “çelsi” për të shpëtuar jetën e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe në krahun tjetër mund të përbëjnë rrezik për pacientin pasi nuk dihet sa të sigurta janë.
Edhe pse të gjithë e pranojnë që në tregun tonë qarkullojnë barna kontrabandë, pra pa pullën e sigurisë duke mos ditur se nga vjen dhe çfarë rruge ka përshkuar një medikament përsëri nuk kemi të dhëna zyrtare.
“Kemi barë kontrabandë për sa i përket aspektit financiarë. Një barë vjen në formë klandestine, thjesht për t’i shpëtuar anës së tatimit, detyrimeve që ka firma inportuesë që ka firma karshi shtetit”, tha Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve.
Top Story ka realizuar blerjen e disa medikamenteve në farmacitë në kryeqytet që janë kontrabandë. çdo medikament që ka hyrë në rrugë të rregullt në vendin tonë duhet të mbaj pullën e Ministrisë së Shëndetësisë ku jepen të dhëna mbi barin e blerë siç jeni duke e parë.
Nëse ndesheni në një farmaci me një bar të tillë, i cili nuk ka pullën e Ministrisë së Shëndetësisë por ka një pull tjetër çfarëdo, si dhe një çmim i mbishkruar, atëherë ju po blini një ilaç të futur ilegalisht në vendin tonë.




