Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, u shpreh dje se Parlamenti do ta miratojë vendimin për kufijtë e saktë të zonës neutrale, ndërmjet separatistëve pro-rusë dhe forcave të sigurisë së Ukrainës, në pjesën lindore të këtij vendi. Shpresohet se zona neutrale 15 kilometërshe nga të dy palët, prej nga do të tërhiqet e gjithë artileria dhe armatimet e tjera të rënda, do të kontribuojë në ndaljen e luftimeve të vazhdueshme nga të cilat ka edhe të vrarë. Poroshenko tha se zona neutrale është pjesë e Marrëveshjes së Minskut, që është nënshkruar në fillim të muajit shtator për t’i ndalur luftimet. “Element kryesor i tërë kësaj është armëpushimi dhe ne jemi pajtuar për hapat konkretë për ta kryer një monitorim, menaxhim dhe verifikim efektiv të armëpushimit, me pjesëmarrjen e OSBE-së. Ne jemi pajtuar për një numër në rritje të aeroplanëve pa ekuipazh, përfshirë edhe ata nga Gjermania dhe Franca, në shkallën e parë dhe nga shtetet e tjera, në shkallën e dytë, nën ombrellën e OSBE-së”, ka thënë Petro Poroshenko. Gjithashtu, presidenti i Ukrainës tha se shpresohet se do të hapen disa vendkalime kufitare ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.“Ne kemi rënë dakord për progres të caktuar në kufi dhe unë shpresoj se ne do t’i vendosim monitoruesit nga OSBE-ja dhe ne do t’i hapim disa vendkalime në kufirin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës”,- theksoi Petro Poroshenko. Sipas tij, situata në Donbas, në pjesën lindore të Ukrainës, nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake. “Është e pamundshme që çështja e paqes në Donbas të zgjidhet me mjete ushtarake. Ne duhet ta fitojmë besimin e atij populli. Besimi do të fitohet kur ne të tregojmë se ne do të japim dhe po japim rast për ripërtëritjen e jetës normale, siç është vepruar tashmë në territoret e tjera, që janë çliruar nga okupimi”, deklaroi Petro Poroshenko. Me armëpushim ka përfunduar pjesa më e madhe e luftimeve ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë, megjithëqë përleshjet në aeroportin e Donjeckut dhe në fshatrat përreth qytetit Luhansk, vazhdojnë pothuajse për çdo ditë. Ushtria e Ukrainës tha se dy ushtarë të saj janë vrarë së fundit nga luftimet e tilla. Kombet e Bashkuara thanë se më se 3,700 vetë janë vrarë në luftën 6 mujore në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa qindra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Zgjedhjet në Donteskë
Presidenti i Ukrainës foli edhe për çështjen e zgjedhjeve në të ashtuquajturën Republikë Popullore të Donteskut, në pjesën lindore të Ukrainës. “Të ashtuquajturat zgjedhjet e rrejshme më 2 nëntor ose në ndonjë datë tjetër, nëse ato nuk mbahen në harmoni me ligjin e Ukrainës, nëse ato nuk mbahen sipas regjimit të armëpushimit, nëse ato mbahen pa vëzhgues ndërkombëtarë, përfshirë ata nga OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe anëtarët e konsultimeve në Milano, atëherë ato nuk mund dhe nuk do të pranohen nga asnjë anëtar i konsultimeve”, tha Poroshenko, gjatë një interviste në Televizionin e Ukrainës. Pritet që më 21 tetor në Bruksel, zyrtarët nga Rusia, Ukraina dhe ata të Bashkimit Evropian, do të diskutojnë për çështjen e çmimit të gazit.
Rusia thyen armëpushimin më Ukrainën, 4 civilë të vrarë, 9 të plagosur
Rusia ka thyer marrëveshjen për armpushim me lindjen e Ukrainës. Konfliktet në kufi mes Rusisë dhe Ukrainës janë rikthyer sërish. Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 4 viktima në Donteskë të Ukrainës, ndëra 9 të tjerë kanë ngelur të plagosur. Rebelët dhe forcat pro-ruse kanë vijuar përplasjet në perfieri të qytetit, pavarësisht një marrëveshjeje për armëpushim të arritur që më 5 shtator, e cila mund të thuhetse ka ndalur përgjithësisht dhunën në lindje të vendit. Mediat e huaja raportuan dje se katër civilë u vranë dhe nëntë të tjetë u plagosën gjatë luftimeve në bastionin separatist të Donetskut në Ukrainën lindore. Zonat e banimit në Donetsk dhe ata pranë aeroportit dhe zonave strategjike janë bërë objekt sulmesh mes dy palëve të cilët pretendojnë kontrollin e plotë të zonës. Ndërsa luftimet rreth aeroportit zgjatën pothuaj gjatë gjithë javës, dy udhëheqësit shtetërorë presidentët Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko diskutuan krizën gjatë bisedimeve në Itali ku u nxorr përfundimi se dy palët kanë bërë thuhet shumë pak përparim në mënyrat për të ndalur dhunën. Kiev dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për ndihmesën ndaj rebeëve pro-rusë në konfliktin e armatosur. Ndërsa Moska ka antipati ndaj qeverive pro-perëndimore, por mohon të ketë luajtur rol në këtë konflikt.
ISIS kryqëzon 17 vjeçarin, braktisi fenë
Për tre ditësh rresht, trupi i gjakosur i një 17 vjeçari të vrarë nga ISIS-i ka qëndruar në një kryq në sheshin qendror të Raqqa, kryeqyteti ‘de fakto’ i ekstremistëve. Se për çfarë akuzohej adoleshenti, këtë e tregon një letër me shkrim dore e varur në qafën e tij. I riu, sipas militantëve të dhunshëm të Shtetit Islamik, kishte braktisur fenë e vet e përpos kësaj është kapur duke marrë 500 lira turke për çdo fotografi të shkrepur në një bazë të grupit ekstremist. Fotot e adoleshentit të vdekur janë shfaqur në një media sociale, në profilin e grupit aktivist të njohur që mban emrin: “Raqqa” po masakrohet në heshtje”.
E përbërë nga një grusht individësh tepër të guximshëm që i kundërvihen ISIS-t, thotë shtypi britanik, kjo organizatë përpiqet të dokumentojë aktet e dhunës e terrorit që Shteti Islamik ka mbjellë në qytetin dikur të qetë sirian. Megjithatë pamjet e djaloshit të kryqëzuar publikisht janë qarkulluar në “Twitter” jo vetëm nga pjesëtarët e fushatës anti-ISIS, por edhe nga mbështetësit e këtij të fundit, të cilët e trumbetojnë gjestin barbar si shembull pozitiv të interpretimit brutal që militantët i bëjnë Islamit. Charlie Winter, ekspert i anti-terrorizmit pranë “Quilliam Foundation”, kujton sesi kryqëzimi është përdorur më parë si ndëshkim për tradhtarët. ISIS-i e ka shkëputur nga interpretimi fondamentalist i bërë një vargu të Kuranit ku thuhet: dënimi për këdo nis luftë kundër Allahut dhe lajmëtarit të tij nuk do te jetë tjetër veç vdekjes, kryqëzimit, prerjes së duarve e këmbëve apo dëbimit nga toka e vet.
Por grupi i dhunshëm, vazhdojnë gazetat britanike, ka zgjedhur ta injorojë paragrafin pasardhës, i cili e vë theksin te mundësia e faljes dhe e heq detyrimin e përdorjes së një ndëshkimi të tillë në rastet e pendesës, për të treguar kësisoj se Allahu është i madh e i mëshirshëm. Qendra e Raqqa është e zhytur në gjak që kur grupi i terrorit mori në fillim të këtij viti të gjithë qytetin në duart e tij. Sheshi qendror i saj është kthyer në një vend ku ekspozohen rregullisht koka të prera njerëzish, ndërsa kryqe druri e metali qëndrojnë në këmbë si kujtesë e tmerrshme e ekzekutimit të radhës.




