Beyonce ka befasuar fansat e saj, duke nxjerrë një album të paparalajmëruar. 32-vjeçarja ka tronditur tregun e muzikës, duke hedhur në iTunes 17 këngë të reja. Këto këngë ajo i ka shoqëruar edhe me videoklipe, ku shfaqet në formë të shkëlqyer dhe mjaft seksi.
DEPP E URREN PALTROW-N
Johnny Depp e urren Gwyneth Paltrow-n! Aktorja e ka hidhëruar atë për shkak se ajo e ka bombarduar me këshilla gjatë xhirimit të tyre të përbashkët “Mortdecal”. “Gwyneth e ka këshilluar atë në çdo gjë, madje edhe për atë se çka duhet të hajë apo ku duhet të udhëtojë. Kjo ka qenë shumë bizare për aktorin, gjë e cila ka bërë që ai të mos i fliste asaj dhe këtë e bën vetëm gjatë xhirimeve, ku është i detyruar me kontratë që të flasë më të, – tha një burim. – Johnny po përpiqet që t’i shmanget shoqërimit më të në të gjitha rastet sepse ajo e mërzit atë, por Gwyneth po vazhdon më të njëjtat gjëra”.
KIM, EDHE MË E BUKUR PAS LINDJES SË VAJZËS
Kim Kardashian po ia arrin qëllimit që të tregojë asetet e saj edhe më të sofistikuara pas lindjes së saj. Pasanikja ka marrë pjesë në një mbrëmje të grave për ta nderuar Oprah Winfrey-n, ndërsa është dukur shumë në formë dhe atë edhe pa bikini. Thuhet se Oprah ka qenë më së shumti e gëzuar për një mysafire të këtillë në ngjarjen e saj… edhe pse titani i emisioneve televizive i ka pasur Kardashianët në emisionin e saj njëherë. Edhe në këtë rast, shumica e mysafirëve janë befasuar se sa shpejt ka ardhur në formën më të mirë bukuroshja.
PAK FRESKI NGA LOPILATO
Luisiana Lopilato provoi kënaqësinë e të qenit nënë për herë të parë gjatë 2013-ës dhe nuk është çudi që bashkëshortja e Micheal Bubble ka vendosur që të tërhiqet nga bota e modës të paktën përkohësisht, për t’iu përkushtuar të birit, Noah. Megjithatë, për argjentinasen që ka qenë gjithmonë në qendër të fantazive të shumë meshkujve nëpër botë, “ulja e siparit” nuk mund të ndodhte pa një dhuratë të fundit për fansat. 26-vjeçarja realizoi një seancë të re fotografimi për llogari të linjës intime “Ultimo”, duke u kthyer, ashtu siç e njohin të gjithë… thjesht e përkryer.
SOFIA VERGARA ANULON MARTESËN
Aktorja e serialit “Modern family”, Sofia Vergara, anulon martesën me të fejuarin Nick Loeb, me të cilin është lidhur prej tri vitesh. Bukuroshja kolumbiane ishte fotografuar së fundmi pa unazën e saj të fejesës, ndërsa as Ditën e Falënderimeve nuk e ka kaluar me Loeb-in.




