Eksperti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini ka shpjeguar një analizë të pëlqimeve në rrjetet sociale për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Shifrat e sondazhit të publikuar në emisionin “Opinion”tregojnë se Berisha kryeson me 63.7%, kundrejt 36.2% të bashës.
Gjeladini: Mbështetur në analizën e 36 708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10 631 persona kualitativë sikurse i quajti, nga 10 mijë përdorues të Facebook, 36.2% dhanë pëlqimet për zotin Basha dhe 63.7% për zotin Berisha. Janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë.





