Berisha: Zyrtarët e tjerë janë dënuar me burg, kurse Irena Gjoka u shfajësua nga SPAK me porosi të Edi Ramës

Berisha: Zyrtarët e tjerë janë dënuar me burg, kurse Irena Gjoka u shfajësua nga SPAK me porosi të Edi Ramës

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, zyrtarët e tjerë janë dënuar me burg, kurse Irena Gjoka u shfajësua nga SPAK me porosi të Edi Ramës!
Ai theksoi se ky rast, sipas tij, përbën një shembull të qartë të mungesës së barazisë para ligjit dhe të një qasjeje selektive nga ana e drejtësisë.

Berisha: SPAK kërkon të shfajësojë Irenën me porosi të Edi Ramës se nuk ka pasur dijeni për dënimin penal në Greqi, mirëpo në të gjitha rastet përveç Irenës, ata që kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni, nuk u është marrë parasysh, por janë dënuar.
I tillë është rasti i gjykatësit Thanza.
I tillë është rasti i Kreshnik Hajdarit, ish-kryetarit të Bashkisë së Kuçovës.
Por për Irenën e Edi Ramës, ligji është tjetër sepse është urdhri i Ramës.
Unë u kam thënë ju se drekat e saj të shpeshta në lokalin e thjeshtrës me Linda Ramën janë bërë gosip i të gjithë lagjes ku unë banoj.
Spak fshihet dhe nuk shprehet fare për dy dëbimet, të cilat në ligjet shqiptare janë të detyrueshme të deklarohen.
Nuk shprehet as për prokurën e firmosur nga vetë Irena, që tregon se jo vetëm ka pasur dijeni të plotë, por ka angazhuar edhe avokatin në Greqi.
Avokati hapi çështje ligjore në gjykatën e Athinës, siç është treguar në media, dhe gjykata ia rrëzoi se duhej ta ngrinte në gjykatën e Janinës.
Spak fshihet dhe nuk shprehet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit që edhe sot përbën krim në vazhdim.
Spak fshihet dhe nuk shprehet për falsifikimin e formularit të vetingut. Nuk ka deklaruar në këtë formular as dënim penal, as dy dëbimet në Greqi.
Irena Rama kishte lënë edhe një apartament dhe dy garazhe pa deklaruar. Nuk e dinte, i kishte harruar, kaq shumë pasuri kanë këta, sa nuk e dinë se ku i kanë.
Spak nuk shprehet fare për shpërdorimin e detyrës nga Irena Gjoka.
Irena Gjoka ka vendim penal në Greqi për falsifikim dhe dy dëbime.
Dijenia e saj për këtë është e qartë nga prokurat që ka lëshuar për kundërshtimin e këtyre masave me avokat.
Publikut i kujtohet se në të gjitha rastet e daljes së vendimeve të tilla, subjektet kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për këto vendime, e megjithatë janë dënuar me burg. U kujtojmë këtu rastin e fundit të Kreshnik Hajdarit, Elvis Roshit apo gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të sistemit të drejtësisë, por edhe zyrtarë të rangjeve më të ulëta që janë dënuar me burg.
Pra janë një seri dënimesh të dhëna në emër të ligjit dhe për ligjin, por nuk ka asnjë lloj qëndrimi, por vetëm mbrojtje për Irena Ramën, me mbiemrin e saj të ri, se tani e tutje ajo do quhet Irena Gjoka Maneku Rama e me radhë.

Share it :