Berisha: Vizat u hoqën në 2010, kur Rama dërgonte emaile në Bruksel kundër heqjes, por sot e quan arritje të tij

Në vitin 2010, Shqipëria fitoi të drejtën e lëvizjes pa viza në zonën Shengen, pasaportat biometrike duke u bërë kusht për qytetarët shqiptarë që të udhëtonin lirshëm në Europë.

Në atë kohë, qeveria drejtohej nga Partia Demokratike.

Ndërkohë, Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës dhe drejtues i opozitës.

Sot, sipas Berishës, Rama e cilëson heqjen e vizave si një nga arritjet më të mëdha të tij.

Kryetari i PD-së, ka komentuar se kjo është një përvetësim i meritave të qeverisë së tij, duke e cilësuar deklaratën e Ramës si të pavërtetë dhe të paturpshme.

 

Reagimi i Berishës:

Kur nuk ke turp thua çdo gjë.

Miq, vizat me BE-në u hoqën në vitin 2010!

Ky bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel se po hoqët vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë.

Kurse tani heqjen e vizave e quan arritjen më të madhe të jetës së tij! Kur nuk ke turp, thua çdo gjë!

Share it :