Berisha thirrje forcave të rendit: Mos i zemëroni qytetarët, ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në “Foltoren’ para kryeministrisë u bëri thirrje forcave të rendit, mos i zemëroni qytetarët se ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju.
Berisha u shpreh se, ata nuk duhet të zemërojnë qytetarët, sepse ata vijnë që të merren me Edi Ramën dhe me policinë.
Berisha: Një thirrje kam për forcat e rendit. Brenda gjirit tuaj ka njerëz të ndershëm, familjarë të shkëlqyer, atdhetarë të flaktë, njerëz të ligjit.
Por brenda jush ka kriminelë, kopukë, trafikantë, të cilët nxijnë.
U bëj thirrje, mos zbatoni urdhrat e tyre.
U bëj thirrje, shmangni çdo përplasje me qytetarët që po mbrojnë interesat tuaja, interesat e familjeve tuaja, po mbrojnë interesin e vendit tuaj.
Mos provoni, se kam vënë re herën e fundit edhe keni gjuajtur, kishit futur edhe palaço që hidhnin kanistra gazi mes tyre, etj.
Mos i zemëroni qytetarët se zemërimit të tyre nuk ka forcë në botë që i reziston.
Mos i detyroni ata, ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju.
Ata vijnë për t’u marrë me ata që u vjedhin ju.
Ata vijnë për t’u marrë me ata që zbojnë shqiptarët nga Shqipëria.
Ata vijnë për t’u marë me ata që kanë shndërruar pasuritë e këtij vendi në pasuritë e tyre.
Mos u bëni mburojë e tyre.
Mos e merrni atë mision se gjithë jetën ndërgjegjja do u vrasë.
Ndaj dhe protesta e ardhshme, edhe po u bashkuat me protestuesit do bëni aktin më patriotik, më të mençur, më atdhetar.
Nuk mbrohet Edi Rama, nuk mbrohet Lubi Balluku, nuk mbrohen hajdutët, nuk mbrohet organizata kriminale.
Këto ditë që na kanë mbetur, të gjithë së bashku në çdo derë, në çdo votër, në çdo zemër, të bashkohemi se jemi drejt fitores.
Jemi të sigurt, po ecim drejt fitores.
Dhe këtë fitore e duam me të gjithë shqiptarët.
E duam me qytetarët e ndershëm të këtij vendi që i thonë Shqipërisë, Shqipëri, familjes, familje.
Dhe që nuk pranojnë kurrë shpërbërjen e saj.
Nuk pranojnë kurrë transformimin e saj.
Të cilët i kanë besuar dhe i besojnë vlerave hyjnore dhe njerëzore të familjes.
Ndaj dhe të vijmë, të dalim kudo që jemi, t’i dalim zot Shqipërisë, t’i dalim zot dinjitetit tonë, familjes shqiptare.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!




