Berisha: Skenari paqësor i protestave është më i miri dhe do të na çojë drejt realizimit të qëllimit tonë

Berisha: Skenari paqësor i protestave është më i miri dhe do të na çojë drejt realizimit të qëllimit tonë

Kristi Meshini: Në protestat opozitare ku kam qenë edhe vet kam parë një revolte nga qytetarët por të ndaluar nga strukturat e rretheve ose qarkut. Vijnë 2 orë para kryeministrisë e shumica largohen sa për foto e video në rrjete sociale. A nuk duhet koordinim që të ketë aksion deri në fund me deputetët e zonave dhe kryetaret e degëve?
Sa mendoni se do rezistojmë nga protesta në protestë dhe sa nga ndërkombëtaret mendoni të bindni me protesta paqësore, sepse Rama në 2011 erdhi me dhunë në pushtet jo protesta paqësore dhe sot ndërkombëtarët nuk po bëjnë asgjë për largimin e tij skandal pas skandali.

Sali Berisha: Faleminderit Kristi. Ne në asnjë rrethanë, dhe asnjëherë që nga themelimi gjer sot, nuk kemi synuar dhe nuk synojmë të marrim pushtet me dhunë.
Kjo është alternativa jonë dhe ne i qëndrojmë besnik kësaj alternative.
Protestat tona sigurisht që nuk kanë realizuar qëllimin madhor të përmbysjes së qeverisë, por kanë arritur diskrimimin më të madh të saj, në tërë qenien e kësaj qeverie. Kanë arritur të përfaqësojnë qytetarët shqiptarë, në një moment kur lobistë racistë antishqiptarë i kanë lejuar vetes të lëshojnë gojën dhe të flasin se, shqiptarët janë të pandjeshëm ndaj vjedhjes dhe korrupsionit të pasurive të tyre.
Unë jam dakord që shumë nga protestuesit do të donin skenarë të tjera, por jam i sigurtë se ky skenar paqësor, është më i miri, i cili do të na çojë drejt realizimit të qëllimit tonë

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :