Berisha: Rama po varros vendimin për Lubinë! Emri i saj është i ndaluar të përdoret në studiot televizive
Kryetari i PD, Sali Berisha ishte i ashpër në reagimin e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen nën hetim për ish zëvendësen e tij, Belinda Balluku.
Në daljen për mediat Berisha tha se, Rama po varros vendimin për Belinda Ballukun, ndërsa shtoi se emri i kësaj të fundit është i ndaluar të përdoret në studiot dhe debatet televizive.
Berisha: Edi Rama përpiqet të varrosë krimin e tij më të shëmtuar, vendimin për bllokimin e hetimit dhe arrestimit të Lubi Ballukut për shkak se është vetë direkt protagonisti kryesor i dosjes.
Siç e shikoni, emri Lubi Balluku është i ndaluar të përdoret në studiot televizive.
Nuk ekziston më në asnjë lajm, në asnjë debat, në asnjë koment akti më i rëndë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, grushti i shtetit, akti me të cilin Edi Rama mori publikisht para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të gjitha pushtetet në një dorë.
Akti në të cilin ai asgjësoi një institucion të ngarkuar për akuzën e zyrtarëve imunitare në rast se ata përfshihen në vepra korruptive.
Akti me të cilin ai de facto i mbylli dyert integrimit europian të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Është shkalla më e lartë e censurës që do t’ia kishin lakmi edhe Ajatollahët e Teheranit një censurë të tillë mediatike.
Tejkalon çdo lloj…
Kjo censurë, ky injorim i dosjes Balluku, që është de facto dosja Rama, tregon se për këto media, këta puthadorë të regjimit, interesi publik nuk ekziston, paçka se ata janë aty për shkak të valës. Vala është publike.
Është gjë tmerrësisht e rëndë, është një shkelmim flagrant i interesit publik të shqiptarëve dhe lakejve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, të cilët përpiqen edhe në këtë rast të gjejnë opozitën sepse opozita nuk publikon dosjen.
U them këtyre puthadorëve të pafytyrë, të pander, ju duket pak ju 50 milionë euro të tunelit të Llogarasë?
Ju duken pak 1 miliardë euro në rrugë dhe dëshmitë, dokumentet se si janë ndërtuar 1 km me 20 milionë euro, shpërndarja e tyre tek Bolinot dhe stërbolinot?
Po kur nuk kanë turp, nuk dinë se ç’bëjnë.




