Berisha: Rama po grabit 4 mld euro me portin e Durrësit, plus 1 miliard gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri

Berisha: Rama po grabit 4 mld euro me portin e Durrësit, plus 1 miliard gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po grabit 4 miliardë euro me portin e Durrësit, plus 1 miliard gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri.

Berisha: Ndërkohë, zemërimi dhe revolta e qytetarëve shqiptarë po zien gjithmonë e më shumë.

Unë dje isha në Durrës për një nga aferat më tronditëse, atë të portit të Durrësit.

Porti i Durrësit, që Edi Rama do ta shndërrojë në Dubain e 1001 netëve përbën një grabitje të pasurisë publike prej të paktën 3.8 gjer në 4 miliardë euro dhe një gjobë për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano prej 1 miliardë euro.

Ndërkohë duhet thënë se Porto Romano me përmasat dhe projektin që ka është një port që zhvlerëson në mënyrë përfundimtare portet e Shqipërisë, u jep përparësi porteve të tjera të rajonit.

Ky port ka një të katërtën e kapacitetit aktual të portit të Durrësit, dhe një të tetën gjer në një të pesëdhjetën e porteve të rajonit.

Kështu që Shqipëria nga një vend me port strategjik për BE siç është porti i Durrësit, del në një vend pa porte të rëndësishme dhe kjo vetëm e vetëm që Edi Rama të bëhet supermiliarder.

Ndaj dhe u ftoj të debatojmë për këto çështje dhe çfarë çështje e konsideroni të rëndësishme.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :