Berisha: Prodhimi është në krizë, rritje ekonomike mbahet vetëm nga taksat që paguajnë rrogëtarët dhe sipërmarrjet
Armando Turtulli: A mendoni se vendi po shkon drejt një krize ekonomike të thellë që mund të provojë ndryshim politik, njësoj si në fundin e regjimit komunist. A ekziston rreziku që ndryshimi të vijë, jo nga politika, por nga kolapsi ekonomik dhe pakënaqësia sociale.
Sali Berisha: E vërteta është që vendi përjeton krizën më të rëndë në historinë e saj, po të marrim parasysh largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria. Kurse ekonomia sot kontribuon, ose është minorancë në atë që quhet rritje ekonomike e vendit.
Prodhimi bujqësor është në krizë. Prodhimi industrial është në krizë.
Por dhe në rast se marrim investimet e huaja të cilat Edi Rama i deklaron 1 miliardë e 600 milionë, në fakt në analizën që mund tu bëhet, kokoshi katandiset në thelë. Pse kjo. Sepse mbi 50% e këtyre janë investime të kompanive të huaja që i bëjnë në Shqipëri, pra janë para të shqiptarëve dhe jo para që vjen nga jashtë.
Por nga këto 50% të tjera që mbeten, 32% janë para droge që investohen në ndërtime, që blihen dhe që mbajnë në Shqipëri çmime stratosferike duke bërë të pamundur strehimin e qytetarëve.
Vetëm 18% nga 1 miliardë e 600 milionë janë investime në prodhim, pra një minorancë, as 1/5-ta jo. Kështu që në çdo aspekt ekonomia shqiptare shkon drejt rënies.
Kjo rritje ekonomike mbahet vetëm nga taksat që paguajnë rrogëtarët, taksat që paguajnë sipërmarrjet.



