Berisha: Portin e Durrësit do ta trajtojmë në agjendën tonë si çështje kombëtare të dorës së parë
Gjatë takimit që opozita zhvilloi në Durrës, kreu i Partisë Demokratike Berisha deklaroi se “Portin e Durrësit do ta trajtojmë në agjendën tonë si çështje kombëtare të dorës së parë”.
Berisha: E thatë edhe ju në fjalët tuaja, ky ka modelet e vitit 1946, më keq.
Metrin katror të 100 hektarëve privatë në Porto Romano, ky e përcakton me 5 euro metrin katror, në një kohë kur gjykata e ka vlerësuar atë me 115 euro, çka do të thotë se vetëm pronarëve u duhet paguar për këtë lëvizje 115 milionë euro, të cilat për çdo muaj mospagesë, rriten interesat dhe hajde e merre vesh se sa shkojnë.
Por ky nuk pyet për këto.
E kam treguar shumë herë, por po e tregoj edhe njëherë.
Erdhi këtu në vitin 2001 një ambasador i shquar amerikan, ishte mik i ngushtë i Xhorxh Bushit dhe ai takoi një nga këta rilindësit.
I them unë, si e kalove në atë darkë ti.
Ta them unë, më tha. Unë kam qenë avokat dhe gjatë jetës time kam pasur disa klientë miliarderë, por problemi im me ta ishte se nuk ishte asnjëri prej tyre që nuk donte të vidhte miliardin e dytë.
Kështu që edhe puna e këtij.
Ky nuk ndalet.
Ky thotë, ky arab të ketë miliarda, pse të mos jem unë miliarder si ai.
Dhe e merr si maskë atë.
Por ne nuk do ta lejojmë.
Ndaj dhe ne, portin e Durrësit do ta trajtojmë në axhendën tonë si çështje kombëtare të dorës së parë.
Mbrojtjen e interesit kombëtar, se nuk është vetëm i qytetarëve të Durrësit, por është i mbarë Shqipërisë, ne do e përcaktojmë këtë si çështje madhore kombëtare, strategjike, të rëndësishme, antikorropsion e me radhë.
Nuk ka, i tejkalon të gjitha të tjerat.
I tejkalon në rrafshin monetar, në përmasat e vjedhjes, në interesin strategjik dhe kombëtar të vendit.
Nuk mund ta lemë këtë njeri të veprojë në këtë mënyrë.
Ndaj dega e PD të Durrësit do bashkërendojë me kryesinë e PD në Tiranë një seri masash, qëndrimesh, protestash, revoltash.
Nuk ndalet ky.
Duhet të jemi të qartë, nuk ka forcë që ta ndalë këtë në vjedhje përveç qytetarëve.
Disa qeveri perëndimore protestuan para votimit të Lubi Ballukut. Nuk ia hoqi se ishte vetë.
Duhet të dini një gjë, lidhjet më të tmerrshme janë lidhjet e krimit për njeriun.
Ata që kanë kryer krime, bëjnë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tyre.
Dhe ky bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën




