Berisha: Për të bërë realitet programin tonë duhet të largojmë këtë qeveri! Duhet të jemi gati për çdo sakrificë
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, për të bërë realitet programin tonë duhet të largojmë këtë qeveri, duhet të jemi gati për çdo sakrificë!
Berisha tha se, Edi Rama, javën e fundit, ka bërë një hap që nuk e ka bërë askush tjetër që nga viti 1946, javën e fundit ai para shqiptarëve dhe botës deklaroi se të gjitha pushtetet në këtë vend i ka ai dhe vetëm ai.
Berisha: Ju shtruat shumë probleme, problemin e strehimit, probleme të shumanshme.
Të gjitha do të marrin përgjigje dhe duhet të marrin përgjigje.
Nuk ka diskutim se ndërtimet për qëllime sociale, angazhimi i qeverisë dhe i shtetit kundër kësaj që ndodh në Shqipëri, a mund të imagjinoni ju, ne me çmimet më të shtrenjta të banesave për Parsit dhe Mynihut.
Sepse janë çmimet që i përcakton miliarderi i drogës, që bashkëpunon me Edi Ramën, që ndërton me Edi Ramën dhe pastaj të rinjtë duhet të marrin rrugët.
Por thirrja ime është përsëri, për të bërë realitet një program tjetër, duhet të largojmë këtë qeveri.
Duhet të jemi të gatshëm për çdo sakrificë.
Edi Rama, javën e fundit, ka bërë një hap që nuk e ka bërë askush tjetër që nga viti 1946. Javën e fundit ai para shqiptarëve dhe botës deklaroi se të gjitha pushtetet në këtë vend i ka ai dhe vetëm ai. Se drejtësia është në dorën e tij dhe se ai do përdorë ligje, mandate, vota për të vazhduar për t’i vjedhur lirisht shqiptarët.
Dhe për sa kohë ne nuk i japim duart atij, varfëria do bëhet gjithnjë e më e madhe, fëmijët tanë do ikin gjithnjë e më shumë, njerëzit tanë do vdesin gjithnjë e më shumë të pamjekuar, Shqipëria do boshatiset gjithnjë e më shumë.
Ndaj dhe është sot më imperative se kurrë të angazhohemi të rinj, mosha mesatare, të moshuar, t’i japim duart sepse mundësitë e vendit janë të jashtëzakonshëm.
Edhe njëherë, me besim të madh që do realizojmë programin, do realizojmë qëllimin, misionin, unë garantoj shqiptarët se hapat më të para tonat do të jenë vendosja e minimumit jetik dhe fillimi i një vrapi rritje rrogash dhe pensionesh gjersa shqiptarët të dalin përsëri njerëzit më të mirëpaguar të rajonit.




