Berisha: Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë

Berisha: Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës.

Në një prononcim për mediat pas vizitës në Katedralen e “Shën Palit’ në Tiranë, Berisha e cilësoi ditën e Ringjalljes së Krishtit si ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor.

“Besimtarëve katolikë shqiptarë dhe në mbarë botën, ju uroj gëzuar ngjalljen e Krishtit. Ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor. Ringjallja e Krishtit shënon momentin më frymëzues, më të rëndësishëm për mbarë njerëzimin, mbasi parimet e porosive të tij, apo porositë e tij u shndërruan në, të themi, parimet morale të njeriut të qytetëruar, të qytetërimit perëndimor”, tha Berisha.

“Le të urojmë që Pashkën tjetër ta kremtojmë më mirë dhe pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë këto vite”, u shpreh kryedemokrati në fjalën e tij

Share it :