Berisha nga Durrësi: Qeveria braktisi 600 familje nën ujë, vodhi fondet e kanaleve dhe refuzoi të shpallë gjendjen e emergjencës
Kryetari i PD, Sali Berisha, në turin e rradhës të Foltores në Durrës u shpreh se, qeveria ka braktisur 600 familje të përmbytura, ka vjedhur fondet e kanaleve dhe ka refuzuar të shpallë gjendjen e emergjencës.
Berisha akuzoi drejtuesit e pushtetit për cinizëm, injorim dhe korrupsion, duke theksuar se ndërhyrjet e vonuara dhe keqmenaxhimi i infrastrukturës kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme për qytetarët e Durrësit.
Berisha: Të dashur demokratë dhe demokrate, të qytetit të Durrësit, qarkut. Një përshëndetje të përzemërt ju që jeni këtu, dhe të gjithë të tjerëve kudo që ndodhen, në Durrësin e ri, në Durrës qarkun e Durrësit, në Shqipëri, jashtë vendit, kudo që ndodhen dhe një mirënjohje të pakufishme.
I nderuar z.kryetar, udhëheqës politik i qarkut të Durrësit, z.Bylykbashi, të dashur deputetë, kryetar i PD, deputetë, drejtues të grupseksioneve, kandidatë për deputetë dhe anëtarë të strukturave tona.
Vij këtu, së pari, për të shprehur një mirënjohje të pakufishme ndaj jush dhe jam i bindur se kjo mirënjohje është e mbarë shqiptarëve, sepse ju në këtë vend, në këtë territor ngritët me djersën e ballit, më sakrifica të jashtëzakonshme një Durrës të dytë, Durrësin e ri.
Ju, nuk zgjodhët që këto sakrifica, këtë djersë, ta derdhnit në vende tjera dhe e kishit plotësisht të mundshme. Por, zgjodhët një terren, e vërteta është, më i papërshtatshmi po ta marrim në disa aspekte, që quhej Kënetë, dhe e tillë ishte. Por, njerëz guximtarë, njerëz punëtorë, u përveshën punës, sakrificave dhe e shndërruat atë në një nga qytetet e mëdha të Shqipërisë.
Një homazh dhe nderim të veçantë për qytetarët e Durrësit, e kanë një meritë shumë të madhe. Qytet port, dhe askush prurjet nuk i ka pritur më me fisnikëri, më me zemër të hapur se qyteti i Durrësit, dhe kjo u bën nder këtyre qytetarëve.
Por unë kam mirënjohjen time për ju, sepse i keni dhënë një mbështetje të madhe PD, një mbështetje për çka ne u detyrohemi shumë.
Miqtë e mi, Durrësi dy muajt e fundit ka nxjerrë në pah të gjithë shëmtinë, të gjithë fytyrën e shëmtuar të këtij pushteti dhe kësaj qeverie. Ne shqiptarët e kemi një fjalë të vërtetë: miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Durrësi, këto muajt e fundit, qyteti i ri dhe i vjetër, rrethinat, kanë njohur përmbytjet pothuaj apokaliptike, të papara ndonjëherë.
Ka njohur më keq se kaq, injorimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Mashtrimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Cinizmin ekstrem nga pushteti dhe qeveria.
Përmbytjet, natyrisht, të shkaktuara nga shirat, por po kaq, nga korrupsioni, nga vjedhja e fondeve të përcaktuara për pastrimin e kanaleve, për tërheqjen, evakuimin e ujrave nga hidrovorët dhe sistemi i kanalizimeve.
A ka njeri të ketë pësuar gjënë më të vogël, ta quajmë sabotim është pak, se të përmbysësh 600 familje, t’u fusësh ujin dhe t’i lësh ato me ditë të tëra, është një krim i shëmtuar i shumëlloj. A dha kush llogari për këtë që ndodhi? Askurrëkush!
Kush i vodhi paratë e kanaleve, 42 milionë për pastrimin?
Kush e spostoi hidrovorin në kundërshti me të gjitha kondicionet e hidrovoreve, nga aty ku ishte e ngriti 1.2 metër më lartë?
Kush i vodhi pompat e hidrovorit të Hamallës?
Që të gjitha pronësi shtetërore, të mbrojtura, të vjedhura nga vet shteti.
Pra, ku jemi ne?
Ne kemi arritur në një stad, në një moment të paimagjinueshëm. Këta që qeverisin sot shqiptarët, ju garantoj se këta sillen si pushtuesit më të egër që shqiptarët kanë njohur ndonjëherë. Mund të ishte një pushtues këtu, por po të përmbyteshin 600 familje, do bënte planin e emergjencës dhe tek secili do bënte një ndihmë.
Asnjë. As emergjencën nuk e shpalli. Sepse ligji i emergjencës është i domosdshëm, që qeveria të marrë fonde dhe t’ua japë të dëmtuarve. Pa ligjin e emergjencës qeveria nuk vepron dot.




