Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

Kryetari i PD, Sali Berisha, paralajmëroi se vendimi që pritet nesër nga Sadushi për lirimin nga qelia të Erion Veliajt, duke rrezikuar sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit.
Ai theksoi se nga ky vendim mund të përfitojnë dhjetëra krerë të organizatave kriminale dhe bosë droge, duke e cilësuar si një përpjekje për të krijuar “rrugën e paqes midis klaneve mafioze”.

Berisha: Nesër Sadushi, që kërcënon absolutisht sigurinë e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, del me vendimin që ata që janë në paraburgim pa vendim të prerë, të dalin.
Ky është vendimi Veliaj.
Por nga vendimi Veliaj përfitojnë me dhjetëra bosë të drogës, krerë të organizatave kriminale.
Por kjo është gjetur rruga e paqes midis klaneve mafioze.
Por keni parë që studiot e kontrolluara nga Rama nuk thonë një fjalë të vetme.
Nuk shqipërojnë një fjalë të vetme, nuk bëjnë një transparencë të vetme për të gjitha këto.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :